E trishtë! Humb jetën foshnja që u braktis nga nëna në garazhin poshte pallatit në Tiranë

Foshnja e gjetur një ditë më parë në garazhin e një pallati në Yzberisht të Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruajti Balla.

Bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi, e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit. Menjëherë pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Aktualisht, nëna e tij ndodhet në spital nën masën e arrestit, për braktisjen e të birit. Me vdekjen e tij, pozitat e 30-vjeçares pritet të rëndohen. Para hetuesve ajo mësohet se ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja e saj, por edhe opinioni publik, për shkak se ishte e pamartuar

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *