Me ne fund Meta zbulon ku “ishte fshehur”: S’i trembem SPAK!

Ish-presidenti, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar arsyen se përse nuk ka qenë aktiv politikisht javën e fundit. Shumëkush e interpretoi se është arratisur për shkak se është vënë nën shënjestrën e SPAK, mirëpo Meta ka sqaruar se e gjitha ka qenë për arsye shëndetësore.

“Për arsye personale, për disa çështje të shëndetit që i kisha lënë pas dore, por që janë tejkaluar. Nuk kam qenë shumë i angazhuar politikisht aq sa dhe ju jeni shqetësuar”, u shpreh ish-presidenti.

Ai ka theksuar se nuk i trembet aspak SPAK, duke e konsideruar vetëm si një “model në politikë”.

“Këto janë lajme banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë shumë të lodhura, dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm që Meta të shkoj te SPAK dhe prokuroria, sepse ky është një dallim i fortë i Metës, kam qenë në SPAK si kallëzues publikisht me fakte, me shkresa, me letra, shumë prej atyre çështjeve kurrë nuk janë hapur, kurrë nuk jam thirrur, edhe pse kam qenë si president, kam qenë si person në dijeni dhe do të shkoj kur të më thërrasin se nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia apo nga e kaluara ime sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta “fap e fap”. Sado që Rama të përdorë drejtësinë, modeli i Metës është një model që do të vazhdojë për një kohë të gjatë”, u shpreh Meta.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *