Gazetari anglez tha se shqiptari është hajn që lehtë ndërron fe, e Fishta iu përgjigj: “Për një grua ju ia ndërruat besimin një perandorie!”

Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton të madhit Gjergj Fishta këtë pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”!

“Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por, në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët) nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!”, përgjigjet Fishta.

Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës e cila do të ishte edhe pyetja e tij e fundit, pasi përgjigja që ai merr – shoqëruar me shikimin kërcënues të Fishtës – e detyron të tërhiqet.

“Sikur shqiptarët të kishin mbetur të gjithë të krishterë, atëherë i gjithë bashkimi juaj kombëtar do të ishte arritur shumë më shpejt! Pra, ndërrimi i besimit është me të vërtetë një dobësi e karakterit të shqiptarit”, ishte pyetja tjetër e fundit.

“Unë vërtetë që nuk po të marr vesh more zotëri! Po si guxon dhe mundet të flasë për dobësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di se ju anglezët, për një bythe gruaje, ia ndërruat besimin fetar një perandorie të tërë”.

Për ata që kanë studiuar historinë angleze, mbreti Henry i VIII-të i dinastisë Tudor (1491–1547), përveçse ishte një sovran shumë i fuqishëm, njihej gjithashtu edhe për aventurat e tij të shpeshta të dashurisë. Pos lidhjeve jashtëmartesore ai u martua plot gjashtë herë dhe bashkëshortët. Pikërisht për të mundësuar këto martesa të ndaluara nga Roma, ai e formon Kishën angleze të pavarur nga Vatikani. /Paulin Zefi/Telegrafi/

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *