“Kërcënimet nga grupet serbe”: Policia merr në mbrojtje Krasniqin, Abdixhikun e politikanë të tjerë

Policia e Kosovës, ka marrë vendim që t’ju ofrojë mbrojtje të afërt policore kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare. Kjo pasi ka informacione për kërcënime të mundshme nga grupe terroriste serbe.

Telegrafi merr vesh se drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka njoftuar opozitën se mund të jenë cak i sulmeve të caktuara.

Andaj për këtë, është rekomanduar mbrojtja e afërt.

“Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe politikanë tjerë shqiptarë në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt”, thotë burimi.

Javë më parë Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishin vlerësuar se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende.

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, i cili është edhe anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se duke marr parasysh që një pjesë e madhe e armëve është konfiskuar, rigrupimi i terroristëve i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën.

“Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit e kemi zënë pra është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, është shprehur ai.

Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, kishte deklaruar se edhe përkundër suksesit të PK-së në aksioni e 24 shtatorit, kjo nuk duhet që të krijojë komoditet.

Ngase sipas tij, institucionet e sigurisë të vendit në bashkëpunim më partneret strategjikë do e bëjnë vlerësimin e situatës dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura për të parandaluara situata të tilla.

Ai theksoi se situata të tillë janë paralajmëruar edhe më herët nga ekspertet e sigurisë dhe se kjo situatë është vlerësuar nga autoritete më të larta të Policisë dhe se të njëjtit kanë qenë në gatishmëri të lartë që të i’u përgjigjen situatës.

Ndërsa, duhet përmendur se pas sulmit, Policia e Kosovës kishte sekuestruar armë ushtarake të kalibrit të rëndë si: granata, zolla, mitralozë, kallashnikovë, e armë të tjera.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *