Divorcohet nga bashkeshorti gjerman, gruan shiptare e gjen taksirati..8

Në 10 Prill transmetuam denoncimin e qytetares Albana Frankenhauser, e cila tregoi, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet.

Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë.

Pas shumë peripecive, Albana e çoi çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja u pushua, pas komunikimit, se ajo do të kalonte në sistem me mbiemrin e huaj.

Por në Prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila.

Në këtë mënyrë Albana u detyrua të pajiset me pasaportë me mbiemrin Lila, pavarësisht, se gjykata i njohu të drejtën e mbiemrit gjerman.

Pas më shumë se 6 muajsh Albana thotë, se në Gjermani i kanë lënë mbiemrin Frankehauser, por i thanë, që mund të udhëtojë në Europë, por jo në Shqipëri.

Për Albanën, ky është një kufizim i pamundur, pasi ka prindërit e moshuar në Shqipëri.

Albana Frankenhauser: Për momentin ndodhem në Gjermani, pasi ika e detyruar të marr mbiemrin e vajzërisë. U gjenda këtu përsëri në një problem tjetër, sepse mbiemri nuk ndryshohet pa vendim gjyqësor dhe Gjermania nuk e njeh atë mbiemër. Në favorin tim më lanë kartën me mbiemrin Frankehauser dhe më thanë udhëto në Europë dhe mos hy në Shqipëri. U bën gati 6 muaj dhe janë zhvilluar 3 seanca dhe Drejtoria e Gjendjes Civile, nuk e di, pse zvarritet problemi im kaq shumë dhe nuk arrihet të jepet një vendim. Mua më duhet të vij në Shqipëri, pasi unë kam 2 prindër pensionistë dhe nuk mund të vij, e kam të ndaluar nga Gjermania hyrjen në Shqipëri. Kërkoj, që të jepet vendimi i ndryshimit të mbiemrit dhe Gjykata mos ta zvarrisë çështjen time, pasi jam në hall të madh dhe nuk futem dot në Shqipëri.

Aktet e drejtorisë së Gjendjes Civile kritikohen nga lektorja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, si të paligjshme.

“Në kushtet kur ne jemi kandidatë të BE-së synojmë të përmirësojmë legjislacionin, ta përafrojmë me ‘Acquis communautaire’, nuk mundemi ne të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose prej një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, avokati Arben Llangozi shpjegon, se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet dhe jo të interpretohet.

“Çdo lloj institucioni gjyqësor apo qoftë gjendje civile apo institucione të shtetit shqiptar kanë detyrimin të zbatojnë vendimin e gjykatës sipas nenit 451/a, kur thotë, çdo lloj institucioni i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të zbatojë vendimet e gjykatës dhe vendimet e gjykatës zbatohen vetëm për ato që janë shprehur. Pra gjendja civile në rastin aktual ka marrë atributet e gjykatës dhe ka zgjidhur një mosmarrëveshje, kur gjykata nuk është shprehur. E ka zgjidhur vetë gjendja civile në mënyrë absurde dhe abuzive”, tha ai./Tv Klan

Related Posts

Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Edona Llaloshi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të deklarimit vjetor. Ajo është e emëruar deputete që nga prilli 2025…

Në Bashkinë e Gjirokastrës, kryetari dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA, qyteti në panik, makth analizash në Janinë

Pretendimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku kanë ngjallur reagime të forta, ku ai deklaron se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me AIDS dhe…

Ka filluar aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim….

Ndahet lajmi hidhur për Sali Berishën!!

Avokati Edmond Petraj ka reaguar pas thirrjes së Lulzim Basha në SPAK, duke deklaruar se çështja e Protesta e 21 janarit po hyn në një fazë të…

VIDEO/ Momenti kur Flamur Noka godet policët, por e pëson keq…

Pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Situata u tensionua shpejt, me përplasje fizike mes…

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *