Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Tiranë. Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatorja, ku nga dhuna e ushtruar fëmija ka thyerje të këmbëve.
Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, 3-vjeçarja ka përfunduar me të dyja këmbët në allçi.
Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës ç’njerëzore të edukatores.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe është tentuar të manipulohet.
Prapaskena ka siguruar edhe një video, por për shkak të përmbajtjes së rëndë nuk do të publikohet.