Rriten pagat për elektriçistët/ Balluku: Punonjësit e terrenit në OSHEE, pagë 70 mijë lekë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zbuluar se që nga ky muaj hyn në fuqi sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së. Gjatë fjalës së saj, ajo zbuloi se kjo rritje do të bëhet sipas sektorëve, duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave.

“Të gjitha pagat e OSHEE grup do të afektohen me një rritje sipas sektorëve. Pasi synimi ka qene për t’i dhënë një shpërblim punonjësve të terrenit duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave, që administratori juaj i deklaroi me krenari dhe është për t’u deklaruar sepse muaji tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave.

Jemi përballur me tërmetin, me pandeminë dhe më pas me krizën energjitike dhe na është dashur që këto katër vite të tregohemi kursimtar dhe të kujdesshëm. Për arsye se ka qene vendim i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë shqiptare që çmimi i abonentit të mos preket. Për këtë arsye na është dashur të frenonim investimet”, tha ndër të tjera Balluku./abcnews.al

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *