Rama mesazh prindërve: Jepuni fëmijëve zanat, mos i çoni në emigrim!

Kryeministri Edi Rama ndaloi pasditen e sotme në qytetin e Fierit ku diskutoi buxhetin e vitit 2024 me simpatizantët socialistë. Rama u ka dërguar një mesazh prindërve, duke u thënë se fëmijët shqiptarë duhet të mësojnë zanate, pasi e ardhmja është në Shqipëri dhe në 6 apo 7 vitet e ardhshme sipas tij, vendi ynë do të ofrojë shumë punë.

“Gjërat që janë për t’u bërë janë më shumë se këto që kemi bërë. Ne duam të bëjmë atë kapërcim historik që kemi marrë përsipër dhe që ta kemi Shqipërinë e 2030-ës një vend kampion absolut në këtë rajon për turizmin, për sporte, për digjitalizimin, ne duhet me patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim me shpejtësi, kapacitetet njerëzore në arsimin profesional.

Mungesa e specialistëve, e njerëzve me zanat në gjithë spektrin e industrisë së turizmit, por edhe në sektorët e tjerë është alarmante. Është e kotë, pa lidhje. Dhe këtë ua them të gjithë prindërve që kanë fëmijë në shkollë, që shkojnë në gjimnaz me pesa, me gjashta e shtata e që rrinë atje e këmbëngulin për t’i çuar në universitet, që të humbasin kohën, atë që investojnë për t’i dhënë fëmijës një rrugë e cila nuk do e nxjerrë gjëkundi. Ai fëmijë mund të mos jetë i prirur në shkenca, por mund të marrë një zanat që ka prirje dhe nga ky zanat të krijojë biznesin e vet dhe mund të bëhet sipërmarrës i një kompanie shërbimi sipas zanatit dhe të jetë i zoti i vetes, të fitojë nga puna e vet. Në vend që të vijë vërdallë me një diplomë që nuk i pi ujë gjëkundi.

Jepuni fëmijëve një zanat, kur ata të dalin në jetë pas 6-7 vjetësh, Shqipëria do jetë vendi që do ketë shumë kërkesë. Shumë, shumë kërkesë, dhe do ketë punë. Pastaj kush është më i zoti mund të bëjë më shumë. Kjo është baza kudo sot. Koha kur shkoje në Europë dhe merrje një pagë, dhe bëje 1000 gjëra, ka mbarruar në Europë, nuk është më.

Sot ata që jetojnë me një punë, me një zanat në Europë e kanë të pamundur të bëjnë gjë, përveçse të çojnë fëmijët në shkollë. Kam parë një kronikë që një djalë nga Gramshi thoshte e kam të pamundur të blej shtëpi. Nëse ma gjeni mua një djalë në Gjermani, Britani, Francë, që bën të njëjtën punë dhe nuk blen dot një shtëpi…ky është një problem në të gjithë Europën sot.”, tha kryeministri Edi Rama nga qyteti i Fierit ku po diskuton buxhetin e 2024 me simpatizantët socialistë./K.C/dritare.net

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *