Bamir Topi: Berisha më bëri gjyq për 21 Janarin! Sot duhet të isha në burgim të përjetshëm

Ish-presidenti, Bamir Topi ka folur mbi çështjen e ngritjes së akuzave nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij, duke theksuar se duhet të lihet drejtësia të bëjë punën e saj.

Në vijim të kësaj ideje, Topi kujton se në 30 vite, politika ka pasur ndikim mbi drejtësinë, duke nënvizuar se me rastin e 21 janarit, atij iu bë gjyq politik nga Sali Berisha.

“Sigurisht është një ngjarje që e ka bërë publikun të shohë dhe të mendojë dhe të presin se çfarë do të ndodhë. Ka njerëz që janë kundërshtarë të zotit Berisha. Pra kundërshtarë politikë. Unë s’kam asnjë lloj ndjesie personale çfarë ka ndodhur. SPAK-u ka vepruar mbi një akt-akuzë që i ka ardhur nga një deputet i Partisë Socialiste. Është futur në procedurën e vet sikur e kërkon ligji dhe çështja është në fazën kur i drejtohet gjykatës.

Nuk mund të futem në natyrën procedurale. Tani historia është pak më e gjatë. Ne jemi mësuar që pushteti i drejtësisë të jetë nën kontrollin e politikës. Mënyra se si e ka pas përjashtuar Kushtetuta emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. E mbani mend se si i rrëzonte kandidaturat e Gjykatës së Lartë pesë përnjëherësh. Ka ardhur koha që pushtetet të ndahen. A ndahen qartësisht? Sigurisht që jo! Unë duhet të kisha filluar burgimin e përjetshëm, që ma ka bërë ky zotëria në seancat parlamentare dhe në Komisionin Hetimor për ngjarjet e 21 janarit. Në momentin që jep verdiktin dhe thotë ti je kryetar i grushtit të shtetit, këtu mbaron historia pasi verdiktin e jep politika. E mbanin mend komisionin hetimor për 21 janarin? Mbaroi pa një raport përfundimtar. Edhe kjo shkelje e Kushtetutës”, theksoi Topi në News24./K.C/dritare.net

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *