“Paguhen 400 euro”, flet pronari i agjencisë që sjell punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri: E dine cfare i pret ketu..

Plotësimi i krahut të punës me punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali mbetet një fenomen që ende nuk është kuptuar. Fax news ka siguruar intervistë me një nga drejtuesit e agjencive të punësimit që sjellin punonjës nga vendet e botës së tretë në vendin tonë.

Jason Masini, për gazetaren e Fax News Mirilda Tili ka treguar se si hyjnë punonjësit në vendin onë dhe se si garantohet vendi i punës për paga afër pagës minimale. ndërsa ata emigrante që gjenden rrugëve duke kërkuar lëmoshë, nuk hyjnë me kontrata pune, por nuk dihet se si i sigurojnë vizat.

Mirilda Tili: Për sa kohë që ju sillni punonjës nga vendet e treta, cilat janë interesat e tyre për të ardhur dhe për të gjetur punë në Shqipëri?

Masini: Vendet kryesore qytetarët e të cilëve duan të vijnë në Shqipëri janë nga vendet e treta. Kryesisht janë nga India, Bangladeshi dhe Nepali. Ata janë të interesuar për disa punë, jo për çdo lloj pune. Përshembull , për inxhiierë duhet ta mendojnë 2 herë. Por punonjës pa kualifikime ose me aftësi mesatare, janë të interesuar. Krahasojnë rrogat dhe më pas vendosin që të vijnë. Kanë vullnet të vijnë dhe të punojnë këtu në Shqipëri.

Tili: Cilat janë pozicionet e punës ku ka vende të lira pune në Shqipëri dhe ku ata janë të interesuar? A përshtaten interesat e tyre me ato të kompanive shqiptare që duan të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali?

Masini: Për sa i përket punës, ajo që bëjmë ne. Ne shohim tregun, takojmë punë punëmarrësit, vizitojmë fabrika, fasoneritë që prodhojnë, psh këpuce. dhe pastaj shkojmë mbrapsht në këto vende, ku agjentët shohin se cilët janë punonjësit që kanë vullnet të udhëtojnë, kanë vullnet të pranojnë kushtet. Shohim nëse iu përshtaten kushtet e tyre. Për shkak se janë nga vendet e largëta duan të dine se në çfarë kushtesh duhet të qëndrojnë, cilat janë kushtet që ofrojnë kompanitë.

Ka kompani që nuk janë në qytete. Këto kompani, ofrojnë edhe akomodimin dhe vaktet. Kjo është plus dhe ata e dinë që nuk do të shpenzojnë dhe siç e dimë akomodimi nuk është i lirë, psh në tiranë, qeratë në Tiranë janë shumë të shtrenjta. Edhe pse kompanitë janë të vendosura në qytet dhe kompanitë nuk mbulojnë akomodomin ata e mendojnë dy herë. Ata i bëjnë llogaritë e tyre. Ne studiojmë tregun dhe duhet të kuptojmë që ata vijnë nga një popullsi jo si Shqipëria. Ata janë me miliona dhe forcat punëtore janë me shumicë, kështuqë janë të gatshëm të udhëtojnë.

Related Posts

Pasuria qindra mijëra eurosh e deputetes Edona Llalloshi

Edona Llaloshi ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të deklarimit vjetor. Ajo është e emëruar deputete që nga prilli 2025…

Në Bashkinë e Gjirokastrës, kryetari dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA, qyteti në panik, makth analizash në Janinë

Pretendimet e publikuara nga gazetari Basir Çollaku kanë ngjallur reagime të forta, ku ai deklaron se një kryebashkiak në jug të vendit është diagnostikuar me AIDS dhe…

Ka filluar aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës për familjet në nevojë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e subvencioneve për energjinë elektrike për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim….

Ndahet lajmi hidhur për Sali Berishën!!

Avokati Edmond Petraj ka reaguar pas thirrjes së Lulzim Basha në SPAK, duke deklaruar se çështja e Protesta e 21 janarit po hyn në një fazë të…

VIDEO/ Momenti kur Flamur Noka godet policët, por e pëson keq…

Pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Situata u tensionua shpejt, me përplasje fizike mes…

Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *