Rama mesazh prindërve: Jepuni fëmijëve zanat, mos i çoni në emigrim!

Kryeministri Edi Rama ndaloi pasditen e sotme në qytetin e Fierit ku diskutoi buxhetin e vitit 2024 me simpatizantët socialistë. Rama u ka dërguar një mesazh prindërve, duke u thënë se fëmijët shqiptarë duhet të mësojnë zanate, pasi e ardhmja është në Shqipëri dhe në 6 apo 7 vitet e ardhshme sipas tij, vendi ynë do të ofrojë shumë punë.

“Gjërat që janë për t’u bërë janë më shumë se këto që kemi bërë. Ne duam të bëjmë atë kapërcim historik që kemi marrë përsipër dhe që ta kemi Shqipërinë e 2030-ës një vend kampion absolut në këtë rajon për turizmin, për sporte, për digjitalizimin, ne duhet me patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim me shpejtësi, kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Mungesa e specialistëve, e njerëzve me zanat në gjithë spektrin e industrisë së turizmit, por edhe në sektorët e tjerë është alarmante. Është e kotë, pa lidhje. Dhe këtë ua them të gjithë prindërve që kanë fëmijë në shkollë, që shkojnë në gjimnaz me pesa, me gjashta e shtata e që rrinë atje e këmbëngulin për t’i çuar në universitet, që të humbasin kohën, atë që investojnë për t’i dhënë fëmijës një rrugë e cila nuk do e nxjerrë gjëkundi. Ai fëmijë mund të mos jetë i prirur në shkenca, por mund të marrë një zanat që ka prirje dhe nga ky zanat të krijojë biznesin e vet dhe mund të bëhet sipërmarrës i një kompanie shërbimi sipas zanatit dhe të jetë i zoti i vetes, të fitojë nga puna e vet. Në vend që të vijë vërdallë me një diplomë që nuk i pi ujë gjëkundi.

Jepuni fëmijëve një zanat, kur ata të dalin në jetë pas 6-7 vjetësh, Shqipëria do jetë vendi që do ketë shumë kërkesë. Shumë, shumë kërkesë, dhe do ketë punë. Pastaj kush është më i zoti mund të bëjë më shumë. Kjo është baza kudo sot. Koha kur shkoje në Europë dhe merrje një pagë, dhe bëje 1000 gjëra, ka mbarruar në Europë, nuk është më.

Sot ata që jetojnë me një punë, me një zanat në Europë e kanë të pamundur të bëjnë gjë, përveçse të çojnë fëmijët në shkollë. Kam parë një kronikë që një djalë nga Gramshi thoshte e kam të pamundur të blej shtëpi. Nëse ma gjeni mua një djalë në Gjermani, Britani, Francë, që bën të njëjtën punë dhe nuk blen dot një shtëpi…ky është një problem në të gjithë Europën sot.”, tha kryeministri Edi Rama nga qyteti i Fierit ku po diskuton buxhetin e 2024 me simpatizantët socialistë./K.C/dritare.net

Related Posts

Lajm i Fundit/ Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen! Rrezikon 60 vite burg…

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe kërkoi dorëheqjen e tij. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se Rama qëndron…

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka deklaruar se Turqia po shndërrohet në kërcënimin e ri strategjik në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar atë si “Irani i ri”.

Duke folur në një aktivitet publik, Naftali Bennett deklaroi se Ankara synon të zgjerojë ndikimin e saj në rajon dhe paralajmëroi se “ata nuk do të ndalen…

TEOLOGIA MERJEM LUMI HEQ SHAMINË, LË FENË DHE BËN RRËFIMIN E PAPRITUR

Merjem Lumi, një nga figurat më të njohura të predikimit islam në rrjetet sociale shqiptare, është rikthyer në vëmendjen e publikut me një rrëfim personal që ka…

Po ky ç’pati?! Edi Paloka lëshon gojën: Ju q*fsha robt o të pafytyrë…

Publikimi i një sondazhi nga ABC News Albania, sipas të cilit 69.5% e shqiptarëve janë rikthyer në vend pas vitit 2013, ka shkaktuar reagime të forta në…

Bie qeveria e Ramës? Vjen në pushtet Agron Shehaj? Romeo Kara zbulon përmbysjen e madhe

A do të bjerë qeveria e Edi Rama? A mund të vijë në pushtet Agron Shehaj? Analisti dhe avokati Romeo Kara ka nxitur debat në opinionin publik…

DO TREFISHOJME RROGAT DHE PENSIONET

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një takim në Durrës se dy- deri në trefishimi i pagave dhe pensioneve do të jetë një nga zotimet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *