Goditjet e SPAK-ut/ Rama: Nuk ka më të privilegjuar. Kush nuk ia ka mbathur jashtë shtetit, do përfundojë në burg!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së zgjeruar të PS-së në Fier, foli për Reformën në Drejtësi.

Sipas Ramës, Partia Socialiste është ajo që e ndërmori nismën e krijimit të Reformës në Drejtësi dhe pati mbështetje nga SHBA-të dhe partnerët strategjikë.

Ai tha se drejtësia e re do të godasë duke i dhënë fund të privilegjuarve, të gjithë personazhet e botës së krimit në Shqipëri. Kryeministri u shpreh se të gjithë ata që nuk ia kanë mbathur jashtë shtetit nga frika, do të përfundojnë në burg, si ata që ndodhen aktualisht pas hekurave dhe shërbejnë si “provë e gjallë” për fundin e epokës së të paprekshmëve.

“Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash profilesh të larta, është vetëm fillimi i fundit. Domethënë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do të shuhen. Dhe të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe do të kenë kurajën të rrinë në Shqipëri, se një pjesë ia kanë mbathur, do të përfundojnë aty ku kanë shkuar ata që janë provat e para të gjalla, se s’ka asnjë kompromis me krimin. Këtë luftë do ta fitojë shteti, normalisht nuk ka shtet pa krim dhe krim të organizuar, por ama, një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale me botën e krimit të organizuar do të mbyllet. Nëse krimit të organizuar dhe krimi i organizuar si bota e nëndheshme, ata do të kenë bishtat e tyre, por jo më mbi dhe, nën dhe! Mbitoka e Shqipërisë do të jetë e qytetarëve shqiptarë, pastaj lufta me krimin e organizuar do të bëhet me minjtë e nëntokës. Sa i përket luftës kundër korrupsionit nuk dua të them të njëjtat gjëra. Këtu ka dy pozicione, drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një SPAK që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta. Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën, që për një kohë shumë të gjatë ka qenë në tryezat ku është diskutuar çështja e drejtësisë së re. Dhe më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po vazhdojmë të bëjmë, e kemi nisur jo kur unë, por shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS në 2008. Në 2009 nuk arritëm dot të marrim fitoren, na bëri mirë ajo se pastaj u mësuam që të fitojmë dhe vetëm të fitojmë. Dhe pastaj ne kemi shkruar programin për një rilindje shqiptare, dhe e kemi në program. Nuk është Amerika që bëri Reformën në Drejtësi. Është PS që e bëri dhe gjeti një mbështetje masive të aleatëve strategjikë. Reforma nuk bëhej dot pa mbështetjen e tyre. Por tjetër është ta udhëheqësh reformën dhe tjetër gjë ta mbështesësh.
Ne sado të zotë të ishim do e kishim të pamundur të sillnim në sallën e Kuvendit gjithë ata kreshnikë që do I hapnin rrugë Amerikës po nuk do e votonin reformën në drejtësi që mbanin kokën poshtë sikur u ishin ujitur pak pantallonat.
Po kaq e pavërtetë është që e kemi kapur ne drejtësinë. Një qeveri, një kryeministër që do të kapë drejtësinë, do e bënte që mos t’i kapnin askënd. Kjo reformë në drejtësi ka filluar por do të mbetet në vijimësi për të gjithë, sepse është e pakthyeshme. Jo të gjitha gjërat janë perfekte, por kjo është rruga. Vizioni mund të jetë i plotë dhe qëllimi I ndershëm por kjo është një rrugë ku nuk je vetëm. Ka rrëzime, ka ringritje dhe e njëjta gjë vlen dhe për drejtësinë.”, tha Rama./K.C/dritare.net

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *