“Kemi inflacionin më të ulët në rajon”, Rama: Shqipëria doli nga Lista Gri, u fut Kroacia dhe Bullgaria

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon. Ai ka theksuar se vendi ynë doli nga Lista Gri, ndërkohë u futën Kroacia dhe Bullgaria.

Sipas Ramës, fakti që Shqipëria nuk është më në Listën Gri forcon më shumë reputacionin e vendin dhe rrit më shumë besueshmërinë.

“Inflacioni ka qene një tjetër problem shumë i madh. Nuk e them unë, e thonë të gjithë dokumentat e institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria ka sot inflacionin më të ulët në rajon dhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e ka inflacionin sot nën mesataren e BE. Aktualisht, jemi nga shtatori i 2023 me 4. 1 përqind dhe sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni vitin e ardhshëm do të rikthehet në normalitetin e përpara krizës midis dy dhe katër. Përpara pak ditësh, Shqipëria doli nga lista e gri me vlerësime të larta për të gjithë punën e bërë. Lista gri është listë ku futen vende të cilat kanë problematika me qarkullimin e parasë, me pastrimin e parave e me radhë, por është një proces. Për shembull, doli Shqipëria nga Lista Gri, u fut në Listën Gri Kroacia dhe Bullgaria. Pra, nuk është fundi i botës të jesh në Listën Gri, por është shumë më mirë të mos jesh sepse kjo forcon më shumë reputacionin e vendin dhe kjo rrit më shumë besueshmërinë dhe qarkullon më lehtësisht qarkullimin e parasë”, tha kryeministri./abcnews.al

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *