Një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 këtë të enjte në Dhërmi. 44-vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në Spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al