Deputeti i Foltores, Edi Paloka, i njohur pêr për gjuhën e vrazhë dhe fanatik ndaj Familjes Berisha, posedon një shtëpi në Golem.
Shtëpinë e ka deklaruar 40 milionë lekë të vjetra. Ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vilë të deklaruar më lirë se sa vlera reale.
Gjithashtu, Paloka është pronar i një banese dhe garazhi në Tiranë, sipas tij, trashëguar nga babai.
Vajza e tij është pronare e një apartamenti në Tiranë dhuruar nga mamaja, ish bashkëshortja e Palokës.
Paloka është gjithashtu bashkëpronar i një sipërfaqe të papërcaktuar toke arë në Spille, sipas tij, trashëguar nga babai.
Deputeti Paloka është gjithashtu bashkëpronar me 50 % i katër sipërfaqe tokë arë në Kavajë, sipas tij, trashëguar nga babai.
Paloka deklaron edhe një makinë Range Rover si dhe mbi 30 mijë euro në llogari bankare.
Të ardhurat e Palokës janë vetëm rroga e tij si deputet, si dhe rrogat modeste të bashkëshortes Desara Mema dhe vajzës Kleta Paloka.