do_shortcode('[rt_reading_time]')

14-vjeçarja e zhdukur në Suharekë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 1 min.

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Suharekë, është arrestuar një 21-vjeçar, i cili dyshohet për dhunimin e një 14-vjeçarje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.Elshanin, i cili ka përfunduar në prangat e Policisë, nën dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur të premten, kur i dyshuari dhe viktima kanë qenë gjatë gjithë natës bashkë, periudhë kjo kur vajza ishte raportuar e zhdukur.

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima, e moshës 14-vjeçare u largua nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin dhe kanë filluar kërkimet për vajzën.

Vajza kishte dalë pasdite nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe, ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, me të cilin kishte qëndruar në fshatin Sllapuzhan derisa askush nuk kishte informacione për vendndodhjen e saj.

Posa vajza u bë e gjallë dhe u kthye në shtëpi, babai i saj vendosi që ta njoftojë Policinë dhe bashkë me të bijën u nisën për në stacion policor, ku vajza tregoi gjithçka që kishte ndodhur mes saj dhe të dyshuarit.Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka dhënë dëshminë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *