U mbyt nga bashkëshorti, rrëfimi rrëqethës i vëllait të 31-vjeçares: Nipi i madh pa çdo gjë, fëmijët e tjerë s’e dinë ende që ka vd ekur

Tragjik ishte fati i një 31-vjeccarje shqiptare në Itali, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, vëlla i Etleva Bodit, ka treguar ngjarjen e rëndë. Ai tha se djali i tyre ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Erjoni tha se djali i motrën e kishte marrë në telefon dhe e kishte njoftuar për ngjarjen.

“Në 27 tetor më mori në telefon nipi në 12:30 të natës dhe më tha “dajë hajde shpejt se mami ka pësuar atak kardiak dhe është ambulanca te shpia’. Mora makinën dhe shkova, por fatkeqësisht e kishin sjellë në jetë por kishte shkaktuar dëme cerebrale nga mungesa e oksigjenit. Qëndroi gati 18 orë në spital, dhe pastaj ndërroi jetë.

Kur shkova te shtëpia, ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka përjetuar gjithë situatën. Ai ka treguar gjithçka, motra ka qenë e mbyllur në dhomë me nipin. Policia ka telefonin e motrës, nuk ka pasur telefonatë, por ka qenë halucinacioni i tij që ka menduar se ka fol në telefon me dikë. Kur nipi ka hapur derën e dhomës, ka vendosur duart në fyt…

Për momentin nipi i madh, është futur dhe në internet, ka parë që mami ka ndërruar jetë. Jam përpjekur që ta ndikoj, të bëhem krah për ta. Nipërit e tjerë akoma nuk e dinë që e ëma ka ndërruar jetë. Ata janë në shtëpi jonë.

Motra ka qenë rreth 17 vite e martuar, dhe prej 15 vitesh jetonin në Itali. Probleme kanë pasur si çdo çift, por jo probleme që të arrijnë deri këtu. Ndoshta probleme ka pasur, por i ka mbajtur për vete, ka menduar për fëmijët dhe të mos shkaktojë probleme. Shkaqet kanë qenë xhelozie besoj”, tha ai.

Related Posts

PËR TË RRËZUAR RAMËN UNË DO RRIJA ÇDO NATË TË KRYEMINISTRIA, DUKE FTUAR EDHE QYTETARËT

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Lisandër Hoxha, ka komentuar mbi intensitetin e protestave të opozitës, duke theksuar se ato duhet të ishin më…

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Ish-zëdhënësi i NATO, Jamie Shea, ka deklaruar se dëshiron ta shohë Kosovën anëtare të NATO-s përpara se të largohet nga jeta. Ai vlerësoi se ndërhyrja e aleancës…

“Hashim Thaçi në burg, nuk është komand lufte”! Çfarë bënte te Vila 31 në Tiranë gjatë luftës”

Avokati i njohur Zaçe Islami ka hedhur akuza të forta ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke nxitur reagime dhe polemika në opinionin publik. Në deklaratat e…

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj shpenzimeve të Lëvizja Vetëvendosje për fushata zgjedhore gjatë vitit të kaluar. Ajo ka kritikuar veçanërisht organizimin…

Ervin Salianji plas “bombën”: Sali Berisha më tha se Edi Rama më nxori nga burgu para zgjedhjeve, i kam detyrim ta mbaj në pushtet deri në 2033

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë deklarata të forta gjatë një emisioni televiziv, duke pretenduar se kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka thënë se…

A e dini se kush do te jet superfuqi boterore pas renjes se Amerikes dhe përse?

ALFRED CAKO: Ka pretendime se Kina synon të bëhet një superfuqi botërore përmes zhvillimeve të mëdha gjeopolitike, përfshirë konflikte të mundshme dhe dobësimin e Shtetet e Bashkuara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *