Reagon mafia e pronave Helidon Gjikoka: Do grabis çdo banesë sa të kem gjyqtar Hektor Sinanaj që më mbron

Nuk thonë kot se vesi del me shpirtin. Pasi u mor i pandehur dhe pranoi grabitjen e kompleksit Ambel në Dhërmi duke kërkuar gjykim të shkurtuar, si dhe implikimit në një tjetër rast zhvatje pronash, mafia e pronave Helidon Gjikoka, një grabitës dhe falsifikator me damkë, kërkon të grabisë edhe shtëpitë e të moshuarve në Vlorë, ashtu si Pëllumb Gjoka pronat në Velipojë.

Këtë herë Gjikoka i ka vënë syrin shtëpisë së 75-vjeçares, Androniqi Koka, për ta përvetësuar. Kjo do të jetë dosja e tretë penale për mafien e pronave Helidon Gjikoka.

Edhe pse mediat dhe prokuroria nuk e kanë lejuar deri më tani të gëzojë asnjë pronë të grabitur, Gjikoka nuk ndalet.

Ndoshta do të duhet që ta marrë në dorë SPAK-u.

Pas publikimit të lajmit për grabitjen e banesës së së 75-vjeçares, Androniqi Koka, Gjikoka ka reaguar duke pranuar dhe justifikuar krimin.

Sipas tij, ai mund të përvetësojë çdo banesë në Vlorë për sa kohë do të ketë gjyqtar ‘halldupin’ Hektor Sinanaj, i cili e mbron dhe ndajnë pazaret bashkë.

Gjikoka duket se nuk do të zërë mend për sa kohë do të korruptojë punonjës tek hipoteka, për sa kohë do të ketë gjyqtar si Enkel Peza dhe Hektor Sinanaj, për sa kohë do të ketë ndonjë të afërm që t’i besojë administrimin e pronave, të cilat i kalon në emrin e tij me letra false siç bëri me kompleksin Ambel të Ilir Kokës.

Grabitja e fundit

Helidon Gjikoka, një personazh i vënë dy herë nën akuzë për falsifikim të dokumentave me qëllim tjetërsimin e 1430 metra katrorëve në zonën e Perivollos në bregdetin e Jonit, dyshohet se është përfshirë në një veprimtari tjetër kriminale.

Këtë hërë objektiv i biznesmenit Helidon Gjikokës është tjetërsimi e një banese 70-vjeçare që ndodhet në fshatin Dhërmi.

Edhe pse problemet e Gjikokës qëndrojnë të hapura në Gjykatën dhe Prokurorinë e Vlorës për çështjen e ndërtimit të kompleksit “Ambel Beach” në tokën e kushëririt të tij, ai tashmë i ka vënë syrin një tjetër pasurie për ta tjetërsuar.

“Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për një shtëpi dy katëshe me vendodhje në fshatin Dhërmi, ku jeton e moshuara 75-vjeçare, Androniqi Koka së bashku me djalin e saj, Ilia Koka.

Kjo pasuri është ndërtuar gjatë periudhës së rregjimit komunist mbi një truall që rregjimi i asaj kohe dhe qeveria aktuale, e njeh si pronë të familjes Koka dhe jo si pronë të Helidon Gjikokës.

Sipas këtij dokumenti që shikoni në këtë foto, Helidon Gjikoka, ka aplikuar në 27 shtator 2019 pranë zyrës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, duke kërkuar që objekti 70-vjeçar ku jeton e moshuara Androniqi Koka, të legalizohet dhe hipotekohet në emër të Helidon Gjikokës.

Në bazë të kësaj kërkese Gjikoka ka marrë zyrtarë të ASHK-së Vlorë, duke i çuar në teren për të bërë matjet dhe marë fotot satelitore të objektit.

Por në 31 Tetor 2019, në zyrën e ASHK-së Vlorë ka mbëritur një kërkesë e dytë, këtë herë nga 75-vjeçaria, Androniqi Koka, e cila ka kërkuar nisjen e procedurave të legalizimit dhe hipotekimit të shtëpisë ku jeton, e cila është ndërtuar qysh në periudhën e rregjimit komunist.

Për trajtimin e kësaj kërkese inspektorët e ASHK-së Vlorë kanë shkuar në terren, duke konstatuar se për të njëjtin objekt ndërtimi dhe truall që ndodhen në fshatin Dhërmi, kishte aplikuar e moshuara Androniqi Koka dhe Helidon Gjikoka.

Nisur nga kjo situata e paqartë se kush ka pronësinë e kësaj sipërfaqe trualli dhe banesën dy katëshe, ASHK-ja në Vlorë me urdhërin Nr.1882 të datën 20 shkurt 2020, vendosi të pezullojë procedurën e legalizimit për subjektin kërkues, Helidon Gjikoka.

Në urdhër nënvizohet se kjo procedurë trajtimi do vijojë të qëndrojë e pezulluar, deri kur një gjykatë kompetetnte të ketë vendosur zgjidhjen e konflikt me vendim të formës së prerë.

Por tashmë e moshuara 75-vjeçare, i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Vlorës, duke denoncuar Helidon Gjikokën për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”.

Në kallëzimin e saj, Androniqi Koka, kërkon ndjekjen penale ndaj Gjikokës dhe verifikimin e çdo dokumenti në zyrën e ASHK-së në Vlorë.

Prej disa muajsh, Gjikoka vijon të qëndrojë me masë sigurimi “arrest shtëpie”, lidhur me rastin e tjetërsimit të 1430 m2 në zonën e quajtur Perivollo në Bregdetin e bukur të Dhërmiut.

Related Posts

Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar…

Berisha: Po bëhet betejë për të mbyllur dosjen e Ramës, por kjo nuk mund të ndodhë

Sali Berisha ka marrë vendimin drastik duke njoftuar se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Berisha theksoi se PD…

E BUJSHME! Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali, Ahmed Kalaja: E vërteta që nuk u tha askund (DEKLARATA)

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali. Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej…

“Unë do ju flas për zagarët”/ Balla përplaset me Nokën: O injorant! Ky duhet të…

Një incident u shënua gjatë fjalës së kreu të Grupit të PS-së, Taulant Balla në Kuvend. Teksa po fliste për Avokatin e Popullit, në një moment deputeti…

Ilir Demalia: Kush ishin spiunët e Sigurimit në Lëvizjen e Dhjetorit!

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Demalia tregoi për gazetarin Hila me emra…

E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon sekretin e madh që zbuloi në Vatikan! Nëna e tij ishte

Në një intervistë përballë gazetarit Dritan Hila në emisionin Shqip në DritareTV, studiuesi Mark Palnikaj ka shpalosur të vërteta tronditëse që rrëzojnë shumë prej miteve të ngritura…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *