Ministrja e Infrastkturës, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër punën në tunelin e Murrizit. Balluku bëri të ditur përmes një postimi se segmenti kryesor i Rrugës së Arbrit do të jetë plotësisht i hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Ky tunel bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma dhe më afër me Tiranën.
Ministrja shtoi se faktorët gjeologjikë sollën vështirësi në ecurinë e projektit, por puna ka filluar sërish dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm nga qytetaret.
“Puna në tunelin e Murrizit po vijon. Janë metrat e fundit që edhe kjo vepër, më e rëndësishmja e Rrugës së Arbrit, të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Gjeologjia solli vonesat në ecurinë e këtij projekti, por puna nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin dhe hapjen e plotë të tunelit, i cili bën të mundur që i gjithë qarku i Dibrës të jetë akoma edhe më afër me Tiranën”, shkroi Balluku.