Çmimet janë si në Maldive, Karaibe dhe Dubai, ndërsa standardi shumë larg pesë yjeve, sipas turistëve të huaj.
Bëhet fjalë për hotel Melia Durrës, në Gjirin e Lalzit, i oligarkut Artan Dulaku, përfitues i pasurive dhe parave publike.
Nga një rezervim në Booking zbulohen edhe çmimet e hotel Melia Durrës. Për dhomë për dy persona çmimi është mbi 400 euro nata në varësi të tipologjisë së dhomës.Po a e justifikon ky çmim shërbimin që ofron hoteli i Tan Dulakut?
Klientët e parë janë thellësisht të pakënaqur, të zhgënjyer dhe madje të skandalizuar.
Vlerësimet negative relfektohen në faqen më seriooze ndërkombëtare Booking, për rezervime hotelesh në të gjithë botën, në të çdo klient mund të bëjë vlerësimet e tij.
Klientët shprehen për një shërbim skandaloz, papastërti, ushqime të mykura, parking larg hotelit dhe staf i pasjellshëm.Sipas tyre, dhomat e hotelit janë të papastra, gjysma e stafit nuk di anglisht, kaos, punime, ushqim i dobët, sauna me kosto shtesë, pijet e ofruara janë të cilësisë më të dobët, por me çmime të kripura.Mungon argëtimi. Nuk gjen ushqim. Në mbrëmje ka vetëm një lokal hapur.
Një vizitor nga Zvicra, Juliani, thotë se hoteli është një zhgënjim, pasi kamarierët, sipas tij, nuk të kthejnë as kusurin, nuk janë fleksibël, mëngjesi është larg standartit të një hoteli me 5 yje etj.Nilda, e cila ka frekuentuar hotel Melia Durrës, flet për papastërti dhe personel të josjellshëm.
“Hoteli nuk ishte fare i pastër. Kishte pluhur në dritat pranë shtratit që çdokush mund ta shihte me sy të lirë. Stafi në restorantin Cape Nao nuk ishte shumë i sjellshëm. Ata ishin krejtësisht të paorganizuar dhe pjesa më e keqe ishte se ata ishin të pasjellshëm. Kamerierja që kërkuam me dashamirësi të sillte pak bukë për foshnjat e mia të vogla nuk mund ta sillte sepse: kishin shumë punë për të bërë dhe nuk mund të sillnin diçka që mund ta bënte një koleg tjetër. Kamarieri që na mori porosinë e harroi dhe na la të presim 1 orë për ta thënë këtë! Dhe kur i kërkuam urdhrin, ai na trajtoi sikur të ishim të padukshëm – përvoja dhe ndjenja më e keqe ndonjëherë!“.
Madalena nga Franca, duke ndarë eksperiencën e keqe, shkruan “Gjysma e stafit nuk flet anglisht, reklamon 5 restorante, por nuk mund të gjejë ushqim, dhomat nuk pastrohen shpesh, dhe gjithçka është me pagesë shtesë”.