Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, po zhvillon një vizitë në Tropojë, vendlindjen e Sali Berishës.
Yuri Kim ka dhënë një mesazh të koduar nga Tropoja, vend të cilin e vizitoi një ditë më parë.
Në foto shihet që Kim i pret kokën një gjeli të pjekur në tavë. Nga atmosfera në ambient, duket se Kim ka qenë e ftuar në ndonjë event festiv.
Por, ambasadorja ka marrë thikën dhe ka nisur t’i presë kokën gjelit. Në foto shihen dhe se të pranishmit e tjerë rreth ambasadores Kim duartrokasin.
Duke qenë se Tropoja është vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ky lexohet si një mesazh i koduar nga Kim.
Berisha e ka shpallur Kim armike të përbetuar. Kohë më parë Kim u bëri thirrje demokratëve të mos hanë më barë dhe të ndahen nga Sali Berisha, i cili po i përdor për interesa të familjes së tij.
Po çfarë fshihet pas mesazhit të prerjes së kokës së gjelit?
Prapaskena mëson se agjencitë partnere të zbatimit të ligjit dhe hetuesit e SPAK kanë mbledhur prova të forta për aktivitetin korruptiv dhe kriminal të Shkëlzenit, i cili është pika më e dobët e Berishës.
Shkëlzeni komandon sot në prapaskenë PD-në, ndërsa dyshohet se ka hedhur miliona euro në fushatë për zgjedhjet e 14 majit.
Shkëlzeni dyshohet se pastron para me një televizion që e përdor për propagandën e Familjes, me biznesin e boronicave në Gërdec dhe me pasuri të palujtshme.
Shkëlzeni del në pah në të gjtha aferat e mëdha, si Gërdeci, CEZ, Fazlliç, privatizimet, investimet e mëdha private etj.