Ish-deputeti me kobure kërcënon Arben Krajën: Nuk ta falim që na burgose Abin, kjo është përballja jonë e fundit me ju

Ish-deputeti me kobure, Gent Strazimiri, ka kërcënuar hapur prokurorin Arben Kraja, se do t’i tregojnë vendin atij dhe të tjerëve që hetojnë familjen Berisha. Sipas tij, kjo është përballja e fundit.

Postimi i Strazimirit

“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë politike, për t’ia pasur zili edhe unë që kam 33 vjet që merrem vetëm me politikë….

Ai e ka nisur që fëmijë me Partinë e Punës, për Partinë e Punës, në grahmat e fundit të saj, siç mund ta bëjë vetëm një militant besnik që nuk të lëshon as kur e sheh se çdo gjë ka marrë fund… Në vitin ’90 kur rinia e studentët si Abi Malltezi kërkonin “Liri-Demokraci”, PPSH dhe Ramiz Alia na thoshte “Demokraci po, por nën Partinë e Punës”, “pluralizmi politik nuk na duhet, se ne nuk jemi as lindje e as perëndim”…

Na nxori përballë edhe “ekipin shpresa”, “filizat e rinj”, përbërë nga “të rinj të mbrujtur me mësimet e Partisë dhe të shokut Enver”, të gatshëm për “të mbrojtur fitoret e socializmit” si Arben Kraja…

Retorikë idiote, strategji idiote, sovjetike e jashtë kohe, që s’bëri gjë tjetër veçse i bëri barsoletë “arbenkrajat” e kohës që u përfshinë në të, sipas thirrjes “Gjithmonë Gati”, besnikë të një diktature aparatçikësh dementë që tashmë talleshin nga rinia me nofkën “tao-tao”…

Ku i gjeti?

Sigurisht, kryesisht aty ku regjimi kishte më të besuarit, në organet e “shpatës dhe mburojës së Partisë” në organet e dhunës dhe represionit, si “Hetuesia”, ose fëmijët e tyre…

“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, nga 36 vjet punë, 21 vjet i ka në pozicione politike dhe vetëm 15 vitet e fundit në “drejtësi”, si “i pavarur” dhe “i paanshëm” sa herë e do “Partia”… Sinqerisht, si politikan ia kam zili këtë karrierë:

– 23 vjeç, hetues në Shkodër, pa arsim juridik, (pozicion krejt politik, madje më i besuari dhe i rëndësishmi i PPSH.)

– 25 vjeç, anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë së PPSH…

– 27 vjeç, kandidat për deputet i PPSH…

– 31 vjeç, zv/kryetar i KLSH, (nivel zv/ministër 1997)…

– 36 vjeç, Drejtor i antikorrupsionit në KM (po ashtu nivel zv/ministër)

Derisa 37 vjeç, na bëhet edhe prokuror, edhe “i pavarur”…

Unë kam më pak funksione politike nga ky në cv, e për më tepër s’kam qenë kaq i ri sa ky kur kam arritur të tjerat…

Kësisoj ky proces inkuizitor kundër Abit, nuk është asgjë më shumë se një përballje që vazhdon prej 33 vjetësh mes “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe “Demokraci nën Partinë e Punës”!

Është një betejë mes nesh dhe “filizave të Partisë” e Ramiz Alisë, që vazhdon e nuk mbyllet kurrë, pjesërisht edhe për fajin tonë, për naivitetin tonë, për faktin se fitoren e lirisë e perceptojmë si festë dhe gëzim i të gjithëve, edhe i “arbenkrajave”.

Arben Kraja sërish hetues- persekutor, e Abi Malltezi i akuzuar në kafazin e të pandehurve, është një ilustrim i trishtë i faktit se jemi kthyer aty ku e nisëm 33 vjet më parë, në minutat e para të betejës për liri e sundim të ligjit…

Atë betejë Arben Kraja e “filizat” e Ramiz Alisë nuk e fitojnë dot as me pranga e as me burg, sepse liria nuk mbahet dot në kafaz pasi, është instinkt njësoj si e drejta.

Skenografia e trishtë, anti-kohë, në atë sallë gjyqi, është thirrje për të bërë atë hapin e fundit që nuk e bëmë dot kur duhej, atë ditë kur me naivitet e lot gëzimi në sy, u dehëm nga liria…

Duhet ta luftojmë e ta fitojmë këtë betejë të fundit me çdo kusht e me çdo çmim, e mos t’ua lemë fëmijëve si lak në fyt.

Ata kanë 33 vjet që dëshmojnë se nuk pendohen, nuk dorëzohen e nuk “të falin” edhe pse nuk ke faj!

MOS I FALNI, që të jetë vërtetë beteja e fundit!

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *