Reagon baba Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, janë muxhahedinë që po mbrojnë vendin e tyre

Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij në parlament, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Izraeli së bashku me Perëndimin mund ta shohin Hamasin si një organizatë terroriste. Perëndimi ju ka shumë borxhe. Por Turqia nuk ju detyrohet asgjë”, u tha Erdogan izraelitëve, transmeton Telegrafi.

“Hamasi nuk është një organizatë terroriste, është një grup muxhahidinësh që mbrojnë vendet e tyre”, tha ai derisa duartrokitej. Lideri turk ka konfirmuar se po anulon planet për të vizituar Izraelin për shkak të luftës “çnjerëzore”, raporton The Times of Israel.

“Kishim një projekt për të shkuar në Izrael, por u anulua, ne nuk do të shkojmë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, duke folur në Katar, akuzoi Izraelin për “krime kundër njerëzimit” gjatë operacioneve ushtarake në Gaza.

“Të vësh në shënjestër vëllezërit tanë palestinezë, duke përfshirë fëmijët, pacientët dhe të moshuarit, madje edhe në shkolla, spitale dhe xhami, është një krim kundër njerëzimit”, theksoi ai së bashku me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani. /Telegrafi/

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *