Një lajm i pabesueshëm vjen nga Gaza, ku një grua palestineze e plagosur ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Shtëpia e saj në Gazën jugore u bombardua nga forcat izraelite.
Gruaja lindi me operacion cezarian dhe mjekët e dërguan menjëherë të porsalindurin në spital. Tani fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve, nëna është plagosur rëndë dhe i është nënshtruar operacionit.