Kush e fundosi dhëndrin e Berishës? Gazetarja tregon gjeneralin që “doli nga rreshti” dhe foli në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani më i lartë që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, GJKKO vendosi sot të lërë në burg Jamarbër Malltezin për kompleksin “Partizani”.

Por kush e fundosi Malltezin? E pyetur se cila mund të konsiderohet si pjesa e denoncimit apo dëshmisë në SPAK që ‘fundosi’ dhëndrin e ish-kryeministrit, gazetarja Anila Hoxha tregoi për “Top Story” rastin e një ushtaraku që “doli nga rreshti” dhe foli hapur në SPAK.

Duma: Kush mund të konsiderohet si pjesa e denoncimit apo dëshmisë në SPAK që ‘fundosi’ Jamarbër Malltezin?

Hoxha: Nëse lexohet vendimi prej 199 faktesh të krijohet ideja se ishin ish-pronarët ata që po kryenin një shkelje. Por nëse vazhdon dhe ndjek logjikën e asaj që SPAK ka servirur, gjithmonë referuar masës së sigurisë sepse provat dhe faktet nuk janë bërë ende publike, kuptohet dëshmia e një gjenerali të lartë i cili ka qenë i drejtpërdrejtë edhe në daljet publike pasi është pyetur në SPAK. Ai tregon të gjithë procedurën se si kishte kundërshtuar privatizimin e ‘KF Partizanit’ dhe në një moment, gjatë ballafaqimit me një nga ish-ministrat e Mbrojtjes, zotin Gazment Oketa, ai i kishte thënë se duhet ta firmoste atë shkresë ose do të kishte një masë disiplinore ndaj tij. Dhe sikurse tregon më tej zoti Qirjazi, kjo masë disiplinore ndaj tij ishte marrë.

Nga ana tjetër ka gjithashtu një dëshmi nga kreu i AKKP-së, e emëruar pasi i ishte kërkuar nga Jemin Gjana që të takonte kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha. Berisha i komunikoi asaj emërimin në detyrë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe më pas emërime të tjera që ishin bërë me kërkesa të caktuara.

SPAK ka kryer një analizë financiare, që kundërshtohet nga avokatët, sa i takon pastrimit të parave.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *