Drian Beqa është gjeniu i vogël shqiptar që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij, nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurrentë të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.
Fillimisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalë i pari në detyrat e matematikës, pastaj në garat komunale konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin. Nga të gjitha shkollat, ishin përzgj edhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më i mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.
Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë.