Ekipi i ATV-së këtë javë ishte në një vizitë në tregun e qyteti të Kamenicës, për të parë nga afër se çfarë shitet më shumë në këtë treg, po edhe si ia dalin tregtarët ta kalojnë muajin nga të ardhurat që marrin këtu.
Një qytetar që shet haburgera në këtë Pazar ka befasuar gazetarin me deklaratë e tij. Ai thotë se nga shitja e hamburgerëve në Pazar, ka ndërtuar shtëpinë tri kateshe si dhe ka blerë banesë në Prishtinë.
Prej kësaj punë e kam bërë shtëpinë tre katëshe në ems të Rrogoqices (Komuna e Kamenicës), me izolim në vitin 1995. Atëhere ka pasur punë më shumë sepse rinia ka qenë këtu. Edhe tash ka punë, por nuk është si atëherë. Përveç shtëpisë i kam shkollu tre fëmië, i kam martu, kam marrë banesë në Prishtinë, me qet punë”, tregon ai.
Siç edhe mund të shikoni në videon e më poshtme, tregu i Kamenicës është i mbushur me plotë produkte, por dominuese duket të jenë ato bujqësore