Keni fryrje barku? Ja shkaktarët! Ylli Merja rekomandon bimët më të mira medicinale që vijnë në ndihmë

Fryrja e barkut, përse shkaktohet? Çfarë problematikash fshihen në organizëm? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon bimët medicinale që e trajtojnë këtë problem

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për fryrjet e barkut. Cilët janë shkaktarët kryesorë që ndikojnë në fryrjet e barkut, si mund t’i parandalojmë si dhe bimët medicinale që na vijnë në ndihmë për trajtimin e këtij problemi.

Të gjithë në jetën tonë kemi ndjerë të paktën një herë ndjesinë e fryrjes së barkut. Përveç pamjes jo të bukur estetike, kjo ndjesi të krijon parehati dhe shqetësim në organizëm. Të ndjehemi të fryrë pas një vakti të bollshëm është mëse normale, por nëse fryrja e barkut bëhet e zakonshme dhe kthehet në kronike, atëherë duhet të kuptojmë shkaktarët e këtij problemi.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, njohja e shkaktarëve që na çojnë në fryrjen e barkut është hapi i parë për parandalimin si dhe për të nisur një trajtim për kurimin e kësaj problematike.

Shkaktarët e fryrjes së barkut dhe zorrëve janë:

· Gëlltitja e ajrit gjatë përtypjes

· Mos përtypja mirë e ushqimeve

· Mos tretje e mirë e stomakut (ushqimi qëndron rëndë…)

· Tepria në të ushqyer

· Ushqime që çlirojnë gazra

· Prania e parazitëvë në zorrë

· Stresi, çrregullon lidhjen tru – zorrë

Përveç shkaktarëve të lartpërmendur, fryrja e barkut mund të jetë dhe treguese e disa problematikave të tjera në organizëm apo sëmundje si:

· Intoleranca ushqimore

· Kur personi ka fryrje barku dhe feçe me ngjyre të bardhë

· Fryrja shoqërohet me dhimbje dhe kostipacion

· Kur kemi zorrë të irrituar dhe jashtëqitje shpesh me gjak

· Kur gjatë 7 ditëve njeriu defekon 2-3 herë në javë

· Kur kemi fryrje barku, kruarje trupi dhe dhimbje koke

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja jep disa këshilla si të shmangni fryrjen e barkut:

· Qetësoni nervat gjatë ushqyerjes, shmangni stresin

· Përtypeni ushqimin me gojën mbyllur

· Konsumoni në mëngjes 1-2 thelpinj hudhër

· Mos e tejngopni stomakun

· Pini ujë gjatë ditës 1.5 – 2 litra ujë

· Përdorni mendër, finok, xhinxhër, borzilok

· Përdorni si tretës uthull molle ose ujë me sodë buke

· Shtoni në dietë fara bimësh, erëza, çajra

· Ecni çdo ditë 45-60 minuta

Gjithashtu Merja rekomandoi dhe bimët më të mira, të cilat vijnë në ndihmë në trajtimin e këtij problemi si:

· Borziloku dhe mendra – lehtësojnë tretjen si dhe përmirësojnë punën e mëlçisë

· Koper, finok, majdanoz, selino – lehtësojnë tretjen, përmbajnë kalium dhe ndihmojnë në jashëtqitje

· Bari i majasillit – përmirëson dhe kuron zorrën e trashë

· Lule bishtamithi, lëvore vidhi – përmirësojnë gjendjen fiziologjike të gjithë sistemit tretës

· Kamomili, bari i bletës – largojnë gazrat nga zorrët

· Kivi, kumbullat, boronica, mjedra, fiku – përmbajnë kalium dhe nxisin jashtëqitjen

· Hudhra, lëvorja e shegës së egër – luftojnë parazitët në zorrë

· Një gotë ujë më xhinxhër, mjaltë dhe pak sodë lehtësojnë tretjen

Sigurisht nuk duhet harruar një regjim i mirë ushqimor dhe një stil jetese sa më i shëndetshëm./Shqiptarja.com

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *