Aktorja dhe modelja shqiptare, Almeda Abazi, këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri.
Ajo me këtë rast ka dhënë disa intervista për të qenë më afër publikut e fansave.
E njëjta në programin “S’e Luan Topi” ka bërë një rrëfim emocional për të kaluarën.
Këngëtarja ka folur për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.
Prezantuesja theksoi se ishte e gatshme të bënte një gjë të tillë, por nuk i lejohej pasi ishte shumë e re.
“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë”, u shpreh ajo.