Presidenti francez Emmanuel Macron thekson se bashkimi i Europës është një proces i rëndësishëm, që nuk duhet trajtuar më me indiferencë.
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë, Macron foli për gabime të BE-së në të shkuarën, kur u zvarrit procesi i zgjerimit.
“Në 2018 unë isha ai që pengoi procesin. Sepse po vinim rrotull. Mbledhja u bë me indiferencë. Thuhej që do të zgjasë edhe shumë, vendeve të tjera u thuhej herës tjetër do ta shihni, vazhdoni.