“Nëna më ka thënë: “O bir, emrin ta kam vendosur Taulant, mos u shit për Frank, Dollar, mos harro që je shqiptar”.

Nga Klaudio Ndreca
“Përshëndetje, si jeni, për çfarë ishit duke folur për mua?”! Të gjithë ata që e njohin mirë, Taulant Seferi prezantohet gjithmonë në këtë mënyrë: “TAULI JOM”! Është njeriu që i buçet zemra për ngjyrat kuqezi po aq sa edhe tifozëve më të flaktë të Kombëtares. Kur ishte pjesë e Shpresave, Taulanti hapi një parullë që i emocionoi të gjithë.

“Nëna më ka thënë: “O bir, emrin ta kam vendosur Taulant, mos u shit për Frank, Dollar, mos harro që je shqiptar”. Në atë kohë ishte kalibri tjetër i Shqipërisë U-21, por karriera nuk i mori ashtu siç të gjithë prisnim, derisa u kthye në vendin tonë, por këtë herë jo më për të veshur fanellën kuqezi, por atë bardheblu, me Tiranën.

E tani në Kombëtare, Taulant Seferi shënon 2 gola kundër Çekisë. NJË MREKULLI! Le të jemi të sinqertë për një moment, sot është e lehtë ta duartrokasim, e bëjnë të gjithë. Por në fillim duhet t’i kërkojmë falje, të gjithë. Në Shqipërinë e Silvinjos, emri i Taulant Seferit ishte më i pa preferuari.

Nuk ishte aspak ekzotik edhe për shkak të ekipit ku luan, karshi Myrto Uzunit të La Liga-s apo Ernest Muçit të Legias së Varshavës. E teksa të gjithë pyesnin se përse Silvinjo vazhdon që të luajë me Taulant Seferin para Muçit apo Uzunit, e vetmja përgjigja standarte dhe “e logjikshme” që vinte ishte: “Sepse ndihmon mbrojtjen”.

Të gjitha mediat sportive, përfshirë këtu edhe median tonë, Sport Ekspres, e kanë paragjykuar jo pak këtë njeri dhe sot i detyrohemi një kërkim falje. Taulant Seferi tregoi se nuk është vetëm ai lojtari që ndihmon në fazën mbrojtëse, Taulanti tregoi se mund të driblojë lirisht edhe rivalët e kalibrit të lartë si ata çekë dhe se mund të tundi rrjetën dy herë kundër tyre.

Sa shumë duhet vlerësuar edhe reagimi i këtij njeriu në përfundim të ndeshjes. “Edhe unë jam njeri i thjeshtë, si të gjithë ju. Edhe unë lexoj komentet që flisni për mua, e di që askush nuk ka besuar te mua”. Duke mos u treguar aspak fodull dhe pa asnjë lloj mendjemadhësie, edhe pas 2 golave kundër Çekisë ku kushdo tjetër mund ta kishte përdorur si kartë të fortë për t’iu kthyer keqazi të gjithë kritikëve, Taulant Seferi kërkoi pak…respekt!

E fitoi vet sepse respekti në jetë nuk dhurohet, fitohet, edhe “me dhunë” në disa raste. E fitoi vet pasi nëse nuk do të kishte shënuar ato gola, sigurisht që edhe ky shkrim nuk do të ishte bërë, fjalët e mira nuk do të ekzistonin për të dhe do të mbahej mend sërish si ai lojtari që Silvinjo e përdor në krahë të sulmit, për të bërë mbrojtësin e dytë të krahut afër Mitajt.

Jo, Taulant Seferi është shumë më tepër se kaq, por vetëm se ne arrijmë ta shohim në këtë moment, pas 2 golave të shënuara. Për fatin e mirë, Silvinjos nuk i shpëton asgjë dhe besoi deri në fund. Me krahët e hapura dhe qëndrimin para tifozëve të Shqipërisë, Taulant Seferi festoi mes krenarisë së madhe për veten e tij dhe për t’i treguar të gjithëve sesa vlen: “TAULI JOM”. /Sport Ekspres/

Related Posts

Flamur Noka: Do ta rrëzojmë Ramën, e kemi ndarë mendjen!

Flamur Noka deklaroi nga Kukës se viti 2026 do të jetë një periudhë qëndrese, përballjeje dhe protestash nga opozita, deri në arritjen e objektivit për krijimin e…

Drejtoresha e QSUT-së: ‘Nuk jam në dijeni që mjekët u marrin lekë pacientëve’!

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar këtë të enjte, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, së bashku me drejtoreshën e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo,…

“Tradhtar, tradhtar, çohu ik nga zyra ime”, plas sherri mes Osmanit dhe Kurtit! Zbulohet takimi

Është raportuar për një përplasje të fortë në majat e shtetit në Kosovo mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas pretendimeve të bëra publike, mes…

“Thikë pas shpine”/ Ish-ministri i bën APEL PUBLIK Ramës: Mos i dorëzoni çelësat e…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ka bërë thirrje publike kryeministrit dhe qeverisë që të mos shpallin fituesin për ndërtimin dhe menaxhimin e Porti i Durrësit. Sipas…

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, këto janë profesionet më të paguara

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në rreth 87 mijë lekë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Krahasuar…

Kelmendi reagon ashpër ndaj Presidentës – “Pa fije turpi pini ujë në Ramazan”, Lakmia jote për pushtet po e shkatërron shtetin”

Reagimi publik i Gëzim Kelmendi është një përzierje e kritikës politike, retorikës morale dhe referencave fetare, i cili synon të diskreditojë Presidenten e Kosovo, Vjosa Osmani, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *