“Fytyra me shqiponjë”, tifozi unik me origjinë nga Struga “shpërblehet” me pasaportë shqiptare

Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”. Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Besmiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, njoftim të cilin ai e ka bashkëngjitur me një galeri fotosh gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit prej vitesh është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit. Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë . Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare.

Ja postimi i “fytyrës me shqiponjë” pas pajisjes me pasaportë shqiptare shoqëruar edhe me falënderimin për Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla:

“I nderuari Ministër. Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare. Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi! I Juaji B.Limani.”

Related Posts

Flamur Noka: Do ta rrëzojmë Ramën, e kemi ndarë mendjen!

Flamur Noka deklaroi nga Kukës se viti 2026 do të jetë një periudhë qëndrese, përballjeje dhe protestash nga opozita, deri në arritjen e objektivit për krijimin e…

Drejtoresha e QSUT-së: ‘Nuk jam në dijeni që mjekët u marrin lekë pacientëve’!

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar këtë të enjte, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, së bashku me drejtoreshën e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo,…

“Tradhtar, tradhtar, çohu ik nga zyra ime”, plas sherri mes Osmanit dhe Kurtit! Zbulohet takimi

Është raportuar për një përplasje të fortë në majat e shtetit në Kosovo mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas pretendimeve të bëra publike, mes…

“Thikë pas shpine”/ Ish-ministri i bën APEL PUBLIK Ramës: Mos i dorëzoni çelësat e…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ka bërë thirrje publike kryeministrit dhe qeverisë që të mos shpallin fituesin për ndërtimin dhe menaxhimin e Porti i Durrësit. Sipas…

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, këto janë profesionet më të paguara

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në rreth 87 mijë lekë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Krahasuar…

Kelmendi reagon ashpër ndaj Presidentës – “Pa fije turpi pini ujë në Ramazan”, Lakmia jote për pushtet po e shkatërron shtetin”

Reagimi publik i Gëzim Kelmendi është një përzierje e kritikës politike, retorikës morale dhe referencave fetare, i cili synon të diskreditojë Presidenten e Kosovo, Vjosa Osmani, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *