Rrugorja e Elbasanit në aksion/ Arrestohen 8 shoferë dhe gjoba të shumta për shkelje

Policia Rrugore e Elbasanit ka dalë në aksion në të gjitha akset rrugore të qarkut. Si pasojë, janë arrestuar tetë shoferë dhe janë vendosur gjoba të shumta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor.

Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

Janë ndëshkuar 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
Janë ndëshkuar 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
Janë ndëshkuar 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
Janë ndëshkuar 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Janë ndëshkuar 224 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
Janë ndëshkuar 338 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj./abcnews.al

Related Posts

Flamur Noka: Do ta rrëzojmë Ramën, e kemi ndarë mendjen!

Flamur Noka deklaroi nga Kukës se viti 2026 do të jetë një periudhë qëndrese, përballjeje dhe protestash nga opozita, deri në arritjen e objektivit për krijimin e…

Drejtoresha e QSUT-së: ‘Nuk jam në dijeni që mjekët u marrin lekë pacientëve’!

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar këtë të enjte, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, së bashku me drejtoreshën e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo,…

“Tradhtar, tradhtar, çohu ik nga zyra ime”, plas sherri mes Osmanit dhe Kurtit! Zbulohet takimi

Është raportuar për një përplasje të fortë në majat e shtetit në Kosovo mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas pretendimeve të bëra publike, mes…

“Thikë pas shpine”/ Ish-ministri i bën APEL PUBLIK Ramës: Mos i dorëzoni çelësat e…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ka bërë thirrje publike kryeministrit dhe qeverisë që të mos shpallin fituesin për ndërtimin dhe menaxhimin e Porti i Durrësit. Sipas…

Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, këto janë profesionet më të paguara

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në rreth 87 mijë lekë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Krahasuar…

Kelmendi reagon ashpër ndaj Presidentës – “Pa fije turpi pini ujë në Ramazan”, Lakmia jote për pushtet po e shkatërron shtetin”

Reagimi publik i Gëzim Kelmendi është një përzierje e kritikës politike, retorikës morale dhe referencave fetare, i cili synon të diskreditojë Presidenten e Kosovo, Vjosa Osmani, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *