Moderatorja shqiptare përlotet në emision nga historia prekëse e 13-vjeçares

Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli nje historinë e dhimbshme të një vajze 13-vjeçare, me një fëmijëri tepër të vështirë.

Intervista në studio u zhvillua në prani të psikologes Erlinda dhe për mos zbuluar identitetin e saj, vajzës iu vendos emrin Ana. 13-vjeçarja ka treguar se bashkë me familjen jetonin në Greqi, babai i saj ushtronte dhu në vazhdimisht ndaj tyre.

Ajo dhe mamja e saj janë endur rrugëve pa ushqim dhe një strehë ku mund të qëndronin. Historia e vajzës 13-vjeçare ka përlotur moderatoren Mirela Milori dhe psikologen.

“Babin e kam patur pijanec, pinte shumë dhe vinte në shtëpi bërtiste, rrihte mamin, vëllain, motrën. Mami vendosi që të iknim, të na merrte dhe të iknim, por nuk dinim se ku sepse nuk kishin dikë atje. Ishim shumë të vegjël, unë isha bebe, flinim rrugëve. Vëllain dhe motrën e dha në një familje që e njihte, kishte punuar tek ata, ndërsa mua më mbante me vete. Tani jetoj me mamin! Unë dhe ajo flinim rrugëve, nëpër pallate, në hyrje që gjenim. Ata njerëzit, se ne i bezdisnim na hidhnin mbeturina, qese, topa, ujë, hapnin çezmën që lag lulet dhe na lagnin. Shkonim në pallat tjetër se mendonin se nuk do na bezdiste dikush. Shkoja në çerdhe, në kopsht, ca herë pa larë, pa rroba. Kalamajtë qeshnin me mua dhe unë ndihesha shumë keq. I kërkoja mamit lekë që të blija gjërat siç i kishin dhe shokët dhe shoqet”, tregoi Ana.

Mirela Milori: Çfarë do të doje t’i thoje mamit?
Ana: Njëherë të fillonte punë. Ka shumë herë që dua dhe qaj për këtë, se do doja që të kisha një familje të lidhur me vëlla, motër, baba dhe mama, të gjithë bashkë. Diçka që nuk kam dhe po atë do doja t’i thosha shumë, që do doja të ishim të gjithë bashkë, të paktën një herë se edhe nëpër festa nuk jemi të gjithë bashkë, jemi të shpërndarë. Edhe nuk është se i festojmë festat mirë dhe atë gjë do doja t’i thoja.

Mirela Milori dhe psikologia që ishte prezente në studio nuk mundën t’i mbajnë dot lotët nga rrëfimi i saj.

Mirela Milori: Ana na emocionove shumë sepse nëse ju do shikonit sytë e Anës, do emocionoheshit po si unë. Është një vajzë shumë e bukur, me të gjitha 10-ta, është nxënësja më e mirë e klasës. Maksimumi që Ana kërkon ndonjëherë është t’i kërkojë dikujt t’i blejë bukë kos dhe të ketë rroba për të veshur.

Mirela Milori: Ana çfarë kërkon sot në këtë emision?
Ana: Unë thjesht kërkoj një jetë më të mirë, një shtëpi më të mirë, rroba për të veshur, lekë për të ngrënë bukë dhe jo të iki t’ju kërkoj të tjerëve bukë. Edhe pensionin e babit.

“Historia ime” prej dy muajsh është duke ndjekur rastin e vogëlushes dhe i është drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë që 13-vjeçarja të përfitojë pensionin e të atit. Gjithashtu fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka siguruar ushqim dhe gjërat e nevojshme për Anën dhe mamanë e saj.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *