Cako bën paralajmërin e papritur: Sëmundja u hodh sot nga avionët, pas 3-4 ditësh spitalet do te jene plot..

Alfred Cako ka paralajmëruar për një sëmundje të re, nga e cila thotë se do të mbushen spitalet. Përmes një postimin në Facebook, Cako thotë se në fillim të tetorin fillon “puna e djallit për të mbushur spitalet”.

Ai thotë se aksioni i “luciferanëve globalistë” filloi sot me avionët ku sipas tij kanë hedhur helm mbi popullatë. Cako pretendon se sot është hedhur një sëmundje e cila do të ketë një emër birre, nga e cila sipas tij do të mbushen spitalet brenda 3-4 ditëve. Postimi i Alfred Cakos

Une ju pata lajmeruar qe ne fund te shtatorit, fillim i tetorit do fillonte puna e djallit per te mbushur spitalet.

Aksioni sot ka rinisur fuqishem me avionet. Sot qielli ka qene shume, shume i ngarkuar per 7-8 ore. Ne mengjes heret ishte qiell shume i pastër. Nga ora 8 kaluan 3 here avionet ne vija te drejta larg nga njeri-tjetri me fasha te gjata “tymi” dhe nga ora 11:30 keto vija u përhapen dhe e mbuluan gjithe qiellin e Tiranes.

Shikoja njerëz nga makina ime qe vraponin nga Liqeni, njerëz jashtë neper kafene qe rrinin me ore te tera duke gjerbur dale ngadale, me nge, kafene. Te shkretet, naive, nuk e kuptonin qe jane kandidate potenciale per te zene pas 3-4 ditesh shtratin te helmuar me sëmundjen e mallkuar me nje emer birre! Pas 3-4 ditësh do dëgjojmë qe spitalet do te jene plot.

Kur eshte moti me re, eshte e vështire ta kuptosh kete aksion te luciferianeve globaliste. Por kur ata veprojnë ne qiell te pastër kuptohet menjëherë djallëzia kriminale, veçse jo nga budallenjte. Stomaku gjithe ditën ka qene cuditerisht i shqetësuar. Shume njerëz me kane shkruar sot per shenja dhe anomali te ndryshme te natyres se tyre fizike.

Nga AAC (Agjencia e Aviacionit Civil) nuk del ndonjë drejtues a zedhenes te jape shpjegime cfare jane keto avionë qe shkaktojnë keto fasha te gjata tymi apo kete helmim me avionë, hera herës ne qiell te pastër. Disa miq te mij me lidhje me drejtues te AAC me thone privatisht se eshte firmosur nje marrëveshje per disa fluturime sekrete ne kuadër te aleancave ushtarake. Dhe ndoshta eshte kjo, fluturime sekrete per popujt dhe per popullin tone.

Tani keta gjytyrymet factcheckers dhe gjithe minjte e OJF-ve qe paguhen me sufllaqe nga luciferianet le te fillojnë te raportojnë ne xhaxhi Zuku. Mos harrojnë karmen ketu dhe ne qiell!

Nje dite do t’i pyesë Famelarti: Ku ishe dhe per kë punove atje poshtë, ti Adam?!!! Pse nuk mbrojte popullin por u rreshtove me mjeshtërit e mëdhenj luciferiane dhe vrasësit e tij?!

Atij nuk i shpëton asnjë gjë nga veprat tona. Ai nuk ndërhyn ne vendimet tona ketu poshte, por ai gjykon dhe jep vendime afatgjata per secilin nga ne!!!

Ai na e ka treguar rrugën e virtytit dhe te mëkatit te rende kur flet per shenjen e djallit qe nuk duhet ta vendosim kurre. Prangat po shtrëngohen, por gjithmonë ka nje zgjidhje. Nese bëhemi bashke, përpara ka vetëm miza. Kete karme dhe shpagim té Famelarti duhet ta kuptojnë gjithe ateistet sufllaqexhinj të globalisteve!!!

Related Posts

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *