do_shortcode('[rt_reading_time]')

Ekskluzive: Te villa e Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia…

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 4 min.

Nga Vlora Zenuni Hamiti

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetimeve, ka zbuluar edhe shumë dokumente.
Siç kanë bë me dije për Lideri.mk burime nga Prishtina që pretendojnë se janë të afërta me qeverinë e Kosovës, në mesin e dokumenteve janë zbuluar edhe lista me emrat e bashkëpunëtorëve të Radojciqit në veprat e tij antiligjore. Emrat kanë qenë të klasifikuar në disa “folderë” të veçantē, kurse emrat e gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë janë në një folder të posaçëm.

“Tre ditë ekspertët e kibernetikës kanë punuar për të “thyer” paswordat me të cilat ka qenë i mbrojtur kompjutori i Radojciqit. Aty gjenden emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë të Radojçiqit dhr grupit të tij duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës. Ka shumë emra interesantë”, kanë thënë këto burime.

Lideri.mk ka pranuar të publikojë këtë informacion vetëm pasi kemi marë garanci të forta se në afat prej më së voni tre muajve do të na dorëzohen edhe emrat ose inicialet e bashkëpunëtorëve të Radojçiqit që gjenden në listat e konfiskuara nga policia e Kosovës. Burimet tona na kanë garantuar se si medium nga Shkupi mund të na japin qasje vetëm tek emrat e bashkëpunëtorëve që organizatori i sulmit vrastar në Banjskë, Radojçiq, ka pasur dhe ende i ka në Maqedoninë e Veriut. Qasje e tillë, sipas tyre, do u mundësohet edhe disa mediumeve tjera shqiptare, si dhe atyre ndërkombëtare në gjuhën shqipe, si Zëri i Amerikës, Dojçe Vele, Radio Evropa e Lirë.

Për momentin refuzojnë të japin ndonjë detaj shtesë për ta, sepse në ndërkohë organet policore kosovare, në bashkëpunim me organet gjyqësore janë duke përgatitur fletarrestet për ta. Për bashkëpunëtorët e Radojçiqit nga Maqedonia e Veriut me siguri do të kërkohet ekstradim, por një pjesë e tyre ka gjasa të arrestohen në Kosovë, ku udhëtojnë shpesh.

“Vetëm mund të ju themi se të gjithë bashkëpunëtorët që ka pasur ai në Maqedoninë e Veriut kanë pasuri me vlera milionëshe. Veçohen tri familje që kanë kontrabanduar drogë në vlerë prej 60 deri 80 milionë euro në vit nga Maqedonia në Kosovë përmes rrugëve të ndryshme. Për këtë kontrabandë të papenguar ata kanë pasur përkrahje të plotë të strukturave politike dhe policore.”.

Përveç kontrabandës së drogës, bashkëpunëtorët e Radojciqit nga Maqedonia e Veriut janë marë edhe me aktivitete të ndryshme antiligjore. Ata i kanë dhënë një pjesë të fitimit kryekriminelit të dyshuar për sulmin në Banjskë, kurse si kompensim Radojçiq u ka siguruar mbrojtje politike dhe policore, gjë që flet se ai ka pasur rrjetin e tij të ndikimit edhe në politikbërje, por edhe në strukturat policore në vendin tonë. Falë këtij ndikimi, Radojçiq dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë hezituar edhe të kidnapojnë edhe biznesmenë të njohur.

Mes tyre ka qenë edhe një biznesmeni shqiptar nga Shkupi, për të cilin ka shkruar Koha.net.

Vjedhës veturash, i akuzuar si kidnapues i një biznesmeni nga Shkupi, i pasuruar nga kontrabanda, i lidhur edhe me grupe kriminale shqiptare, përfitues tenderësh në veri, por edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë, njeri i besueshëm i Beogradit për ngritjen e barrikadave, pronar i restorantit Grej në Mitrovicë, i një firme në Bullgari dhe i disa firmave në Serbi, i sanksionuar nga SHBA-të.

Në vijim disa dëshmi të hulumtuara nga revista serbe “NIN” mbi veprimtarinë e Millan Radoiçiqit. Dhe një analizë mbi atë se me cilët politikanë shqiptarë punoi Beogradi për ndarjen e Kosovës.

■ Millan Radoiçiq u lind më 21 shkurt 1978 në Pejë. Deri më 1999 jetoi në Gjakovë. Sipas informatave të paverifikuara ka qenë pjesëmarrës në konfliktin e Kosovës si shumica e civilëve serbë në Dukagjin, të cilët u pajisën me armë nga magazinat ushtarake.

■ Një burim i NIN potencoi mundësinë që ai në atë kohë të jetë njoftuar me gjeneralin Bozhidar Deliq, i cili vdiq në Moskë në gusht 2022 në Moskë. Deliq akuzohej për krime të luftës në Kosovë.

■ Pas shpërnguljes së shumë serbëve më 1999, Radoiçiqi dhe familja e tij u vendosën në Vërnjaçka Banjë të Serbisë. Aty jetoi disa vite. Para se të kthehej në veri të Kosovës, ai iu shmang arrestimit si anëtar i grupit kriminal të Leskovcit. Ky grup merrej me kontrabandë të veturave të vjedhura në relacionin Maqedoni-Serbi-Kosovë.

■ Fletarresti i parë kundër Radoiçiqit u lëshua më 2003 me zbulimin e rastit të kidnapimit të Sali Mitatit, biznesmen nga Shkupi.

■ Kidnapimi ndodhi në janar të vitit 2001 pak para shpërthimit të kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Në atë kohë në Maqedoni, sipas mediave lokale, ishin të pranishëm instruktorët e JSO-së, njësisë për operacione speciale të Serbisë. Një e përjavshme botoi një intervistë me Millorad Ulemekun («Legija»), më vonë i dënuar për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

■ Kidnapimet kanë qenë shenjë dalluese e klanit të Zemunit dhe Surçinit si dhe vjedhja e veturave, para se të merrte monopolin në tregtinë me heroinë, me ndihmën e strukturave shtetërore./Lideri.mk

Related Posts

FOTO/ 7 vite nga humbja e Adelës, mikja e saj bën postimin prekës: Kemi kaq shumë për të treguar!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha,…

Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 3 min.Disa muaj më parë, u bë me dije se këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj kishte probleme serioze me bashkëshortin e saj. Sipas…

“Ndalu Burim…”, po nxehet situata në Big Brother Kosova

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Burimi ka vazhduar t’u flasë kamerave brenda shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar në vend. Teksa fliste ai kishte afër…

U qëIIua me thikë nga vëllai ky është i riu që humbi jetën në Prishtinë. Emri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Vëllai qëlloi me thikë vëllain. Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në…

Nacionale: Shaip Mikullovci, biznesmeni i afërt me pushtetin, blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro Lajmi i plotë në koment

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 2 min.Pak kohë më parë, Mikullovci, i cili është pronar edhe i disa bizneseve tjera, e ka blerë edhe IP Petrolin për rreth…

Mirupafshim vendlindja ime, unë po iki: Po lë familjen, shokët nuk do të kthehem kurrë!!!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kri*mit, dr*ogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *