Kryeministri Edi Rama njofton se sot është finalizuar nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen në Tiranë të Kampusit të Kolegjit të Europës.
Kreu i qeverisë shqiptare e ka quajtur një moment historik ngjarjen e sotme në kuadër të ndërkombëtarëzimit të universiteteve.
“U finalizua sot nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen në Tiranë të Kampusit të Kolegjit të Europës, një moment historik, në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe të përafrimit me Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërtesë që po merr një pamje të re, për t’u shndërruar në qendrën e teknologjisë dhe informacionit për Ballkanin Perëndimor.