“Vrasësi është Roland Xhaxho”/ Flet daja i 3-vjeçarit që vdiq nga narkoza: Na i dha në gjendje kome

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth tre ditë më parë në Tiranë, ku një 3-vjeçar i quajtur Brian Spahiu, ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi dyshohet se narkoza i ka helmuar mëlçinë, për shkak se mjeku Roland Xhaxho e trajtoi dhëmbët në gjendje anestezie. Policia e Tiranës, pas denoncimit të babait të viktimës Guri Spahiu, ka proceduar penalisht ditën e sotme mjekun Roland Xhaxho, 70 vjeç, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Daja i Brianti ka folur për JOQ ku tregon detajet e ngjarjes të rëndë, teksa akuzon si vrasës mjekun Roland Xhaxho, dhe vajzën e tij dentiste Ina Xhaxho, me klinikë tek “Rruga e Kavajës”.

Ai thotë se mjeku Xhaxho e ka mbajtur rreth 3-4 orë në sallën e anestezisë dhe u ka dorëzuar në gjendje kome vogëlushin. Mjeku u ka thënë prindërve se nuk ka asnjë problem se e ka nga narkoza.

“Jam daja i djalit. Djali kishte probleme me nja 3 a 4 dhëmbë të prishur. Ankoheshe gjithmonë më dhëmb dhëmballa dhe nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi dhe me mjekë zemre dhe vajtëm tek Roland Xhaxho e pyetëm 2-3 herë na tha s’ka asnjë problem. E çuam çunin për t’i rregulluar dhëmbët, ku bashkë me gocën e vetë i ka bërë 14 dhëmbë çunit që ia ka trajtuar dhe e ka mbajtur rreth 3 orë e gjysmë – 4 orë në sallë. Na e ka dhënë çunin në gjendje kome dhe na gënjeu që çuni është mirë, mos u bëni merak, kjo është gjendje e narkozës, kur ndërkohë çuni ishte në gjendje të rënduar, në gjendje kome. Kur e çuam në pavijonin e pediatrisë, e futën çunin direkt në reanimacion pa oksigjen pa puls. E pa doktoresha, sa i pa pulsin e dobët tha direkt për në reanimacion. Mjekët atje u munduan bënë të pamundurën. Kur doli ai mjeku atje na tha se po ta kishit sjellë çunin dy orë më para, nuk do ta kishit në këtë gjendje, sepse çunit i kishte helmuar mëlçinë. Vrasësi është Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho, dy vrarsësit, ju lutem që të sensibilizohen edhe njerëzit që kujt i ka ndodhur kjo fatkeqësi, të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë.” – është shprehur daja e Brianit.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *