Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është zhvilluar një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit, edhe pse mediat rozë nuk kanë folur shumë për këtë event.
Bëhet fjalë për martesën e vajzës së politikanit dhe sipërmarrësit Tom Doshi, Borana, me biznesmenin Bruno Çela. Martesa është mbajtur në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ndërsa sa i takon arredimit të ambientit pamja ka qenë përrallore.
Këta të fundit kanë postuar foto nga martesa e vajzës së Doshit, ndërkohë që Luizi ka postuar dhe me djalin e biznesmenit, një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother.
Kurorëzimi i dashurisë së Boranës dhe Brunos është lënë pas zgjedhjeve, ku jo vetëm Tom Doshi ka qenë i angazhuar, por edhe dhëndri i tij Bruno Çela është përzgjedhur si këshilltar bashkiak në Tiranë.