Kryeministri Edi Rama ka theksuar se rritja e pagës është një ndër reformat më të rëndësishme që është ndërmarrë deri më tani.
Rama ka thumbuar opozitën duke thënë se përgjigja që mori me 14 maj është dhe ajo që të gjithë duhet të shikojnë, dhe të mos flasin më dokrra. Sipas kreut të qeverisë janë shqiptarët ato që me votën e tyre folën qartë dhe nëse këto që vijnë këtu nuk e shikojnë këtë gjë, herën tjetër do të jetë më keq për ta dhe më mirë për shqiptarët.
“Kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë të pagave. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Shqipëria çdo javë është në mediat më prestigjoze ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar dhe zbuluar, merrni shifrat nga aeroporti i Rinasit dhe do të shikoni se çfarë Shqipëria është tani. Turistwt qw vijnë nw Shqipwri nuk janë me bukë me vete por janë konsumatorë. Që t’i shikosh duhet që t’i kërkosh dhe jo të bësh shqiptarët të shikojnë atë që shikon ti, se përgjigja më e madhe ishte ajo e 14 majit, përgjigje spektakolare, që më shumë se fitorja jonë është disfata e politikës që vini këtu dhe thoni dokrra tuaja, po e morët vesh në rregull mirë, nëse jo hera tjetër do të jetë më keq për ju jo për shqiptarët”, tha Rama.