Flukset turistike në rritje janë raportuar që në muajt e parë të vitit, ku sipas shifrave të Institutit të Statistikave, në janar-prill kanë hyrë në vendin tonë rreth 1.7 milionë të huaj.
Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 614.256. Ky numër është rritur me 52.8%, krahasuar me Prill 2022. Gjatë 4-mujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.684.820. Ky numër është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, vlerëson INSTAT.
Hyrjet në total të shtetasve shqiptar dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin Prill 2023 janë 1.161.729, një rritje prej 39.5% krahasuar me Prill 2022.