The Guardian: Zyrtarët e SHBA-së i konsiderojnë bindëse provat që e lidhin Serbinë me sulmin në Banjskë

Mediumi prestiogjioz anglez, The Guardian ka publikuar një artikull rreth situatës në veri të Kosovës, ku ndër të tjerash kanë shkruar se shenjat e kësaj fundjave sugjerojnë se kriza e menjëhershme mbi Kosovën është zbutur.
Pas sulmit terrorist, autoritetet në Kosovë kanë publikuar në vazhdimësi prova për përfshirjen e Serbisë, dëshmi këto që sipas redaktorit Julian Borger, po konsiderohen bindëse nga zyrtarët amerikanë.

Kështu thuhet në analizën e publikuar sot, ku është bashkangjitur edhe linku me provat që tashmë janë mbledhur për grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Më 24 shtator një grup paramilitar i serbëve të Kosovës të armatosur mirë e zunë në pritë një patrullë policore të Kosovës dhe përgjatë përleshjes, një polic dhe tre serbë sulmues u vranë. Qeveria kosovare ka prezantuar prova që tregojnë se grupi ka qenë i armatosur dhe i kontrolluar nga Beogradi, dhe zyrtarët e SHBA’së privatisht e kanë bërë të qartë që këto prova i shohin si bindëse”, thuhet në artikullin e The Guardian

Në artikull thuhet se forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR u përforcua menjëherë me transferimin e komandës së një batalioni të trupave britanike që ndodheshin në rajon për stërvitje.

Ndërkohë që rreziku i menjëhershëm mund të ketë kaluar, megjithatë kriza mbi Kosovën vazhdon të acarohet.

Sipas kësaj analize, ngjarjet e javës së kaluar mund të jenë një pikë kthese, në varësi të faktit nëse ato çojnë në një rishikim të politikës në Uashington dhe Bruksel.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *