Njëri prej organizatorëve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojçiq është shfaqur në publik, pas 6 ditëve.
Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë.
I shoqëruar nga avokati i tij, ai ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“… me qëllim që në cilësinë e qytetarit të japë një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023”, shkruan Novosti, transmeton Indeksonline