Arben Meçe rrëfen bisedën me Azem Hajdarin një natë para se të vritej: Kishte informacion, e dinte që donin ta ekzekutonin! Pjetër Arbnori nuk dilte nga shtëpia

Është përkujtuar këtë të martë 25 vjetori i vrasjes së ish liderit të lëvizjes studentore dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ndërsa në burg ndodhet Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit në 1998-ën, motivet mbeten ende të paqarta dhe pse kanë kaluar 25 vite.

Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Arben Mece, mik i Azem Hajdarit ka rrëfyer takimin e fundit me të një ditë para se të vritej. Ai u shpreh se Hajdari kishte informacione se po organizoheshin për ta vrarë. Në takimin që kishte pasur me të një natë para vrasjes, Meçe thotë se fjalët e fundit që i ka thënë Hajdarit kanë qenë: “O ti, o Pjetër Arbnori do të vriteni. A i ke marrë masat?”. Kurse Hajdari, sipas Meçes, i ka thënë se kishte dijeni që po organizoheshin për ta vrarë, e madje po mbrohej. Në dijeni për organizimin që po bëhej sipas Meces, ishte edhe Pjetër Arbnori për të cilin thotë se nuk dilte nga shtëpia.

“Një ditë para vrasjes kam takuar Azem Hajdarin në spitalin e Tiranës. Ishte takim i rastësishëm sepse kisha kohë që isha shkëputur nga PD. I thashë e di që o ti, o Pjetër Arbnori do vriteni. A i ke marrë masat? Ai lëvizte i vetëm. Hajdari lëvizte i vetëm. Pse e nisa me këtë citim sepse secili është i vërtetë përpara zotit. Më tha që kam dijeni dhe se po mbrohej. Kjo është e vërtetë absolute. Unë e di dhe si është bërë organizimi. Hajdari një ditë para vrasjes e dinte mjaft mirë se po bëhej një organizim për këtë punë.

Ju nuk e dini si u bë skema. Është bërë një konflikt spontan që u bë gjakderdhje. Ardhja e Haklajt në Tiranë, por Haklaj nuk kishte ardhur për të. Vëllavrasja e Tropojës falë një vrasje në fisin Haklaj mori 100 e ca trima të Tropojës. Ajo për të cilën u përgatit gjithë skena ndodhi. Atë ditë unë kisha mbledhjen e komisionit nismëtar të reformimit të PD. Nuk ishte Mazreku vrasësi. Ai e mbylli çështjen dhe vajti në Kukës. Shërbimet funksionojnë me goditje psikologjike. Kur ndodhi grushti i shtetit këtu nja katër ditë policia nuk dilte….

Mazreku bëri shkrehjen por duhet të shifje dinamikën kush e futi në këtë lojë. Duke qenë se Azemi duhej të asgjësohej për shumë arsye. Ky moment këtu në psikologjinë malësore është ofendim. Kjo psikologji filloi të goditej nga të gjitha krahët kur vajti në Kukës Mazreku. Ai u nxit dhe kreu aktin. Shifni kush qëllon. Çfarë mekanizmi e ka nxitur këtë.Azemi s’ka pasur konflikt me Haklajt. Ata erdhën për kasetën që e zbërthente mekanizmin e vrasjeve në Tropojë. Ky regjistrim publik është thelbi i të gjithë vrasjeve në Tropojë. Aq u hap loja. Ata nuk kanë ardhur për këtë punë në dijeninë time.”

Mece tha se për vrasjen e Azem Hajdarit nuk janë lejuar hetimet, sepse sipas tij një gjë të tillë po e bënte politika.

“Nëse hapni tezat e hetimit, vetëm hetim nuk ka pasur për atë ngjarje. Të gjithë aktorët që janë dënuar, pjesa tjetër grupet e strukturuara janë organizime për të prodhuar grup. Si në goditjen e Mazrekut dhe në vrasjen e Azemit nuk u lejua hetimi. Po e bënte politika këtë gjë. I pari që e bëri skemën e ngjarjes ishte Berisha. Po sepse e dinte Berisha. Berisha atëherë ishte idhull. Gjërat sot kanë ndryshuar. Gënjeshtrën gjysmë të vërtetë e bën ngjarje”, tha Meçe.

Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe një nga figurat qendrore të PD aso kohe. Ai u vra më 12 shtator 1998. Për vrasjen e tij ndodhet në burg Izet Haxhia, për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, por ish truproja i Berishës i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj. Përgjatë procesit të rigjykimit Haxhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhëruar vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Për atentatin mafioz të Azem Hajdarit, vuan dënimin me burg përjetë edhe Jaho Mulosmani.

Related Posts

Kelmendi reagon ashpër ndaj Presidentës – “Pa fije turpi pini ujë në Ramazan”, Lakmia jote për pushtet po e shkatërron shtetin”

Reagimi publik i Gëzim Kelmendi është një përzierje e kritikës politike, retorikës morale dhe referencave fetare, i cili synon të diskreditojë Presidenten e Kosovo, Vjosa Osmani, duke…

Djegia e ish-vilës së Enver Hoxhës, zyrtarja e PD kërcënon Ramën: Do ketë fundin e…

Zyrtarja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka reaguar pasi disa demokratë i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Reagimi i saj erdhi në rrjetet…

NATO e bën lajm botëror Presidentën Vjosa Osmanin

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Gruas, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka ftuar Presidenten e Kosovo, Vjosa Osmani, që të ndajë një mesazh të veçantë…

Sondazhi: 65.9% e shqiptarëve janë kthyer nga emigrimi pas vitit 2013…

Në programin “Zëri i Shqiptarëve” u paraqitën rezultatet e një sondazhi që lidhet me fenomenin e emigracionit në Shqipëria. Të dhënat synojnë të tregojnë se në cilën…

Pandeli Majko vlerëson Albin Kurtin: “Me plot gojën themi: Albin Kurti, ta lumsha!”

Ish-kryeministri i Shqipëria, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë publike në të cilën ka shprehur vlerësim për kryeministrin e Kosovo, Albin Kurti. Reagimi i tij ka tërhequr…

U vra në sallën e gjyqit, familja e Astrit Kalasë kërkon që ish-magjistrati shpallet “dëshmor i atdheut”

Familja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë në Gjykatën e Apelit në Tirana, ka kërkuar që shteti ta shpallë atë “dëshmor të atdheut”. Në shkresat që disponon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *