Bledi Mane ‘zhvirgjëron’ partinë Adriatik Lapajt: Je patericë e Argitës, pastron paratë e vjehrrit. Lapaj: Do ta hash, o unë o ti në burg

Aktivisti Adriatik Lapaj, disa ditë pas krijimit të partisë së re “Shqipëria Bëhet”, është përplasur me gazetarin Bledi Mane, duke e kërcënuar këtë të fundit me burg.

Reagimi i Lapajt ka ardhur pasi Bledi Mane hodhi dyshime se Lapaj markohet nga Argita Berisha dhe se pastron paratë e korrupsionit të vjehrrit ish gjyqtar, Alltun Çelës.

“Këta të tre kanë formuar një parti të re politike dhe duan të vinë në pushtet. I pari majtas, paterica e Argita Berishës dhe dhëndëri i Alltun Çelës, ish kryetarit të gjykatës së Sarandës i zbythur nga sistemi i drejtësisë me ceremoni për krime dhe korrupsion. Dhëndëri dyshohet se i pastron paratë vjehërrit. E dyta në mes me burrin opozitar deputet te PD kësaj here kërkon ta provojë edhe vetë pushtetin, i treti aktor humori i konvertuar në opozitar që partinë e tij e promovon te televizioni i Shkëlzen Berishës…
Gjellë e vjetër e thartuar në tenxhere të re“, shkruan Mane.

Pas këtij postimi, ka reaguar Adriatik Lapaj, i cili paraljmëroi Manen se do të paditej penalisht.

“Besoj të ka ardhur padia penale dhe civile nga vjehrri. Do ta hash o trim. Do duhet ta provosh në gjykatë kush pastron para. Tani meqe je tip skuthi hiqe atë fjalen “dyshohet”. Thuaje troç që unë pastroj para dhe unë publikisht të premtoj që do të çoj në gjykatë. Do shkojmë në gjykate e do ta ndajmë bashkë ne të dy. O ti provon paratë që pastroj unëdhe unë shkoj në burg o ti vete në burg. Legen“, përgjigjet Lapaj.

Ndërkaq, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Bledi Manes.

“Adriatik Lapaj qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde të nxorra nga shinat. Fut hundët në një pronë private dhe intimidon, fyen dhe kërcënon një gazetar me fjalët “do ta hash o trim”, “tip skuthi”, “legen”… Qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde ta grisa cipën e hipokrizisë dhe e tregove veten sa ordiner je në komunikimin publik. Sa për kërcënime, po ta them ty, vjehrrit tënd të nëmur, Argitës tënde tutore dhe kujtdo tjetër te ajo partiçka jote se keni gjetur personin e gabuar. Kur publicistika ime trondiste themelet e familjeve mafioze Berisha, Fullani, Llalla, Zaganjori, Beqja, Gjingjoni ti ishe ende një Monikë Lewinsky që i bëje gojore servilizmit të Kreshnikut. Ndaj kur të ballafaqohesh me mua rritu fizikisht, zmadhou mendërisht, ndrysho modelin e flokëve, mos vish këpucë me majë, mos përthyej gjunjët kur ecën në asfalt, mos haj djathë lope që në mëngjes dhe mos lexo vetëm librat e Isabelle Allendes. Kujdes edhe një herë me kërcënimet ndaj meje ndërkohë na trego pse vettingu e qëroi me ceremoni vjehrrin tënd të korruptuar dhe kush i pastron paratë e tij, ti apo ndonjë mysybet si puna jote. Takohemi bashkë ku të duash, edhe në gjykatë, edhe te ushqimorja jote, edhe në Sarandë, edhe në Tiranë!“.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *