Vrasja e Martin Çeços / Tina Pajollari dhe 3 të tjerë nën akuzë nga prokuroria, 19-vjeçarja e nxorri në pritë

Pas 14 muajsh hetime prokuroria ka mbyllur hetimin për vrasjen e Martin Çeços, dhe pretendon se 26-vjeçarin e mbytën dhe e hodhën në rezervuar për të inskenuar vetë vrasjen.

Sipas akuzës i riu u nxor nga banesa nga vajza me të cilën kërkonte të kishte lidhje. Ndërsa i dashuri i saj dhe dy të tjerë e vranë.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pasi i riu kërkonte të kishte një lidhje me vajzën 19-vjeçare Tina Pajollari banore e fshatit Marjan.

Por për të interesohej Valter Mollaj, i cili duke deklaruar se e kishte të dashur i kërkonte viktimës t’i qëndronte larg.

Akuzës i janë dashur 14 muaj kohë për të përfunduar dosjen, duke kërkuar dënimin e 4 personave, Pajollarin, Valter Mollajn, djalin e xhaxhait të këtij të fundit Edlirin dhe çobanin e lopëve të Valterit, Bleti Angjo, të cilët janë aktualisht në masën e arrestit dhe ndaj tyre rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Autorët e sipërpërmendur ditën e ngjarjes kanë shkuar me makinë fuoristradë në fshatin Kolanec prej ku kanë marrë Martinin. Nga banesa e ka nxjerrë vetë vajza për tu kapur më pas nga tre burrat.

Sipas dosjes hetimore Litarin ia kanë vënë duke i dalë nga pas e më pas e kanë hedhur në ujë për të fshehur gjurmët e për të bërë skenarin më të besueshëm dy shapkat që mbante veshur ja shpërndanë rreth bregut ku një prej tyre u gjet nga familjarët.

Për këtë shkak u dyshua fillimisht vetëvrasja. Por shenjat rreth qafës së të riut të konstatuara nga mjekësia ligjore ngritën dyshime për vrasje.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *