Qeveria shqiptare ka marre vendimin per te zgjatur afatin për qëndrimin pa leje të shtetasve ukrainasve në Shqipëri.
Sipas VKM-së së bërë publike ditën e sotme, ukrainasit që ikin nga lufta mund të hyjnë dhe qëndrojnë në Shqipëri pa leje për 2 vite.
VENDIMI: “Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Kujtojme qe më 18 mars të 2022 pas agresionit rus, Qeveria Rama vendosi që ukrainasit mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri për 1 vit