Shpëtim Idrizi ngre alarmin për censusin: Me 365 njerëz që vijnë me autobus, Himara bëhet zonë minoritare greke

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi të rrezikshëm censusin e nisur nga 18 shtatori, për shkak të deklarimit të etnisë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Idrizi tha se me përcaktimin e minoriteteve që k Shqipëria, nëse në një zonë janë 20 për qind nga një pakicë, automatikisht përfitojnë gjuhën, flamurin, tabelat, Sipas tij, rreziku është i madh për zona të tilla si Himara. Idrizi tha se aty nevojiten vetëm 365 njerëz që vijnë me autobus nga Greqia që Himara të shpallet zonë minoritare dhe të përfitojë gjuhën, flamurin dhe tabelat në greqisht.

Idrizi publikoi edhe vendimin e qeverisë greke të vitit 2015, ku përcaktoheshin fshatrat dhe zonat minoritare në Shqipëri. Sipas dokumentit të sjellë nga Idrizi Greqia pretendon se janë 108 zona të tilla dhe ato kanë lehtësi për të marrë pasaporta, pensione, etj.

Shpëtim Idrizi: Qeveria e Shqipëria me lehtësinë më të madhe nxjerr nëntë minoritete kur gjysma e Shqipërisë është jashtë. Shqipëria ka dhënë përcaktimin që në një zonë ku janë 20 për qind nga kjo pakicë automatikisht përfitojnë gjuhën, flamurin, tabelat. Kush është rrisku tani? Në faqen e BalkanInsight dalin grekë në Shqipëri, 0.9 për qind, faqja e CIA-s ka 1 për qind grekë. Edhe censusi ynë i ka nxjerrë 1 për qind. Problemi është se nëse në një njësi administrative dalin 20 për qind, ato automatikisht, sipas ligjit shqiptar që është i vetmi në botë, ata kanë të drejtë të kërkojnë dy gjuhët, flamurin, tabelat. Nëse në zonën e Himarës nga 11 në 15 për qind në censusin e fundit, janë shumë afër që të dalin 20 për qind. Duhen 365 vetë. 1200 erdhën për zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Pra me gjashtë autobusë bëhet minoritet.

Shpëtim Idrizi: Ky është një vendim i qeverisë greke i vitit 2015, i cili përcakton fshatrat dhe zonat minoritare në Shqipëri.

Ylli Rakipi: I cakton Greqia këto? Sa ka vendosur?

Shpëtim Idrizi: Ja t’i lexoj: Narta, Zvërneci, bashkia Himarë…

Ylli Rakipi: Sa janë gjithsej?

Shpëtim Idrizi: Janë 108.

Ylli Rakipi: Sa?! Shpall 108 zona minoritare këtu, udhëheqësi ynë ikën andej dhe rregullon punët e Rusisë dhe të Ukrainës në OKB…

Shpëtim Idrizi: Çfarë efekti ka ky vendimi nga viti 2015 sepse thotë: Të gjithë ato fshatra shqiptare që janë në këtë vendim qeverie kanë lehtësi për të marrë pasaporta, pensione dhe homogjenë. Tani kur është censusi për etninë, ky rrezik është optimal, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera ka bërë gabim. Në ligjin për pakicat etnike kanë dalë 9. Në nenin 7 thuhet: Të dhënat për pakicat etnike janë në të drejtën e vetëidentifikimit të këtyre personave dhe në dokumentacionin e gjendjes civile. Risku i dytë është në zonën e Konispolit, ku Xarra dhe Mursia ka patur prezencë greke, por në censusin e fundit na dolën 27 për qind.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *