Edith Harxhi: Çështja McGonigal-Rama, janë 8 mijë faqe përgjime. Prokuroria të hapë hetimet !

Gjatë intervistës së saj, në SYRI TV Edith Harxhi ka folur në lidhje me zhvillimet e reja të dosjes McGonigal-Rama.

Harxhi deklaroi se, në datat 22-23 shtator do të vendoset për fatin e dosjes së Uashingtonit, ku në hetime ka dalë edhe Edi Rama. Diplomatja theksoi se janë 8 mijë faqe përgjime të realizuara nga FBI, ku mes tyre ështe edhe Rama.

‘Në datat 22-23 shtator do të jenë ditët që do të vendosin për fatin e gjyqit të Uashingtonit, që ështe edhe çështja McGonigal me dosjen e Shqipërisë. Tashmë kanë dalë informacione edhe për këtë dosje, janë 8 mijë faqe përgjime që ka FBI, Departamenti i Drejtësisë në përgjithësi në SHBA dhe mes tyre në përgjime janë edhe tre shtetasit shqiptarë, dhe mes tyre është edhe më pikanti prej tyre, kryeministri i vendit, Edi Rama.

Hetimet vazhdojnë dhe nëse nesër avokatët e McGonigal do të pranojnë një gjykim të shkurtuar në të cilin do të thotë se McGonigal do të pranojë fajin dhe do tregojë gjithçka ka ndodhur, që unë nuk mendoj se është çështje e 225 mijë dollarëve, por janë shuma më të mëdha.

Janë licencat e mëdha të naftës në Shqipëri, etj., për llogari të McGonigal dhe oligarkëve rusë, siç është Deripaska, i cili ka qenë në listën e Open Data në Shqipëri, deri vonë, edhe si investitor strategjik madje, pavarësisht sanksioneve të SHBA.

Nëse do të pranojë nga gjykatësja, kërkesa për pranimin e fajit nga ana e McGonigal dhe avokatëve të tij, atëherë drejtësia shqiptare duhet të veprojë menjëherë, pasi një njeri që është në hetim në SHBA, apo dhe thjeshtë në përgjim të jetë kryeministri i Shqipërisë, menjëherë duhet të hapë një çështje dhe të marrë të pandehur Edi Ramën’, tha Edith Harxhi në SYRI TV.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *