Në kulmin e konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të çështjes “Beleri”, kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme zbuloi se qeveria e tij nuk i ndal investimet në qytetet ku ka minoritete greke.
Gjate një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se po “rilind” qendra e Derviçanit, madje pas investimit ky shesh do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit ne vendin tonë.
“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit🇦🇱🤝🇬🇷“, shkruan Edi Rama.